Connect with us

Ndërtim

Shikoni si po shkatërrohet Meka – qyteti i shenjtë i myslimanëve [foto]

Published

on

Projekti më i madh i ndërtimit në Lindje të Mesme ka fshirë 1400 vite të historisë islamike. Shkatërrimi në fakt kishte nisur shumë më herët. «E kemi shndërruar të kaluarën tonë prej kohës së Ibrahimit me pompa nafte», thekson ankueshëm një mekas, shkruan «The Economist».

Si guvernator i Mekës, Princi Khalid bin Faisal Al Saudi ia ka dalë t’i kompensojë dështimet e mëhershme. Ai e mori detyrën më 2007, kur erdhi nga krahina e Asirit, ku planet e tij për të ndërtuar blloqe kullash në qytetin Abha nuk ishin përmbushur sipas zotimeve. Ai me sukses rrafshoi qytetin e vjetër të Abhas me shtëpitë tradicionale, që i zëvendësoi me shtëpi njëkatëshe. Kurrkund nuk u panë rrokaqiej.

Tani, mbi ato që njiheshin si ballkone me grila dhe harqe të quajtura riëaq të qytetit të vjetër të Mekës, princi po mbikëqyrë projektin më të madh të ndërtimit në Lindjen e Mesme. Rrokaqiejt ia kanë marrë anën vendit më të shenjtë islamik, duke e shikuar prej së larti Qabenë prej graniti poshtë. Po rrafshohen kodrinat që dikur ishin shënjuar me shtëpi të vogla të grave dhe shoqëruesve të profetit dhe të kalifëve të parë. Rrugë të reja po shihen prej rrokaqiejve. Magnatët lokalë po punojnë barabar me qeverinë në projektin e madh të ndërtimit. «Jabal Omar Development», konzorciumi i familjeve të vjetra nga Meka, po investon qindra milionë dollarë për ndërtimin e kullave pesëdhjetëkatëshe në zonën e shtëpisë së kalifit të tretë. Aq e vrullshme është shpejtësia e zhvillimit, saqë për njëfarë kohe, buldozeri ishte logo e qytetit të shenjtë.

Shkatërrimi, thonë zyrtarët, është çmim i pashmangshëm i zgjerimit. Më 1950, para se të niste gjithçka, pesëdhjetë mijë haxhilerë silleshin rreth Qabesë, zemrës së ritualit të haxhillëkut. Vjet u sollën 7,5 milionë sosh. Brenda tri vitesh, autoritetet shpresojnë ta dyfishojnë numrin. «Nuk kemi tjetër zgjidhje», thekson Anas Serafi, arkitekt dhe anëtar i bordit të «Jabal Omar Development». «Qysh mund t’i pranojmë ndryshe miliona haxhilerë?» Ka edhe viktima si pasojë e projekti të ndërtimit. Në shtatorin e vitit 2015, vinçi më i madh i lëvizshëm në botë ra mbi Xhaminë e Madhe, duke lënë të vdekur 107 haxhilerë. Por dy javë më vonë, më shumë se dy mijë haxhilerë vdiqën në tollovi, duke theksuar edhe njëherë rreziqet e mungesës së hapësirës.

Si gardian i Mekës, Mbreti Salman bin Avdel Aziz te rritja e numrit të haxhilerëve sheh prestigjin dhe përfitimin njëherësh. Sipas planit transformues qeveritar, të hyrat prej pelegrinëve do të rriten aq shumë, saqë do t’i bëjnë konkurrencë atyre nga nafta. Miliarda po investohen në hekurudha, parkingje për tetëmbëdhjetë mijë autobusë për transportimin e haxhilerëve dhe për hotele për akomodimin e tyre, me ambiente me llambadarë të praruar. Harqet e praruara me ar të «McDonald’sit» ndritin jashtë portave të Xhamisë së Madhe.

Aq e theksuar është fshirja e historisë, saqë shumëkush dyshon se familja mbretërore saudite është e vendosur t’i japë fund një detyre të nisur në shekullin e tetëmbëdhjetë kur prej zemrës së pasunduar të Arabisë, Al Saudi dhe fiset aleate beduine u çuan kundër osmanëve. Duke shpallur xhihadin, ata iu kthyen mënyrës së tyre puritane të islamit, të njohur me eufemizmin vahabizëm, duke kundërshtuar së pari sundimin multifetar të perandorisë, dhe pas rënies së Perandorisë Osmane pas Luftës së Parë Botërore, kundër riteve të tjera islamike në gadishull. Si pjesë e fushatës për unifikim territorial dhe shpirtëror, të njohur si tauhid, pushtuan Mekën më 1924.

Kritikët e quajnë këtë maoizëm islamik. U shua përzierja heterogjene e riteve maliki, shafi dhe zaidi; erdhi homogjenizimi vahabi. Bashkë me veshjen bardhë e zi, ata detyruan gratë dhe burrat, respektivisht sunduesit fisnorë, të ndryshonin edhe ambientin urban, duke hequr qafe të kaluarën. Ata zëvendësuan katër shkollat pranë Qabesë, nga një për secilën shkollë të islamit sunit, me një të vetme, duke vendosur ekskluzivisht predikues islamikë.

Ata purifikuan bindjen e besimit shenjtor, duke shkatërruar faltoret që nderoheshin prej shiitëve dhe sunitëve të ngjashëm tradicionalë. Prej shumë vendeve të shenjta të qytetit, ka mbijetuar vetëm Qabeja.

Tani shumëçka e ka marrë era, kanë nisur të mendojnë me hamendje mekasit. «E kemi shndërruar të kaluarën tonë prej kohës së Ibrahimit me pompë nafte«, thekson ankueshëm një mekas. Serafi, përfaqësuesi i kompanisë ndërtimore, po dizajnon një shtegtim virtual trashëgimie. Hartat përshkojnë rrugicat e qytetit joekzistues, duke theksuar fort shtëpitë e kalifëve të parë. Vëllai i tij ka marrë përfitimet për hapjen afër të galerisë më të mirë të arteve të Xhedës.

A thua qeveria nën zëvendësprincin e kurorës, Muhammad bin Salman, do ta mbështesë një element restaurimi? Plani transformues që e ka lansuar vjet thekson potencialin turistik të Mbretërisë, dhe premton miliarda për projekte trashëgimie. Ministri i tij i informacionit, Adel Al Toraifi, ka kritikuar ashpër «radikalët dhe terroristët» për shkatërrimin kulturor. «Njerëzit dhe rajonet e bukura të mbushura me kulturë, muzikë, vallëzime dhe tradita janë shkatërruar të gjitha prej islamit politik», ka deklaruar ai. Rikthimi i katër shkollave të Qabesë mund të jetë një fillim i mbarë.

Ndërtim

Arabia Saudite ndërton një tjetër park të madh ujor në qytetin Qiddiya

Published

on

Fondi sovran i pasurisë së Arabisë Saudite ka njoftuar ndërtimin e një parku të dytë të madh tematik ujor për qytetin Qiddiya në jugperëndim të Riadit.

Parku Aquarabia do të ketë 22 udhëtime dhe përvoja miqësore për familjen, me bazë uji. Ai mbështetet nga Kompania e Investimeve të Qytetit Qiddiya (QIC), e cila është në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF).

PIF tha se parku i ri ujor do të ishte më i madhi në rajon dhe do të plotësonte Qytetin Six Flags Qiddiya prej 1 miliard dollarësh, parkun kryesor të qytetit dhe parkun e parë Six Flags që do të projektohet dhe ndërtohet jashtë Amerikës së Veriut. Kontraktorët e Përgjithshëm Almabani të Arabisë Saudite dhe Bouygues i Francës nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar atë park tematik ujor, i cili mbulon një sipërfaqe prej 320,000 m2, në vitin 2021.

Uji i ricikluar do të përdoret në ujitjen dhe ftohjen e Aquarabia, ndërsa PIF premtoi se mbetjet e ujit do të “uleshin deri në 90%”.

Të dy parqet janë në ndërtim dhe janë caktuar për t’u përfunduar në vitin 2025, me një datë hapjeje ende për t’u komunikuar.

Qyteti Qiddiya do të shfaqë disa atraksione argëtuese, sportive dhe kulturore, duke përfshirë një zonë lojrash dhe e-sportesh, stadiumin Mohammed bin Salman me shumë sporte, një pistë sportive motorike dhe parkun tematik të shpallur së fundmi Dragon Ball.

Argëtimi, koha e lirë dhe sportet janë një nga 13 sektorët strategjikë të PIF për investime, në përputhje me Vizionin 2030 të Arabisë Saudite, i cili synon të diversifikojë ekonominë e Mbretërisë së pasur me naftë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?

Published

on

Në gjithë globin, ciklet rajonale të dimrit shihen si periudha në rënie për produktivitetin e ndërtimit, por një raport i ri nga institucioni financiar holandez ING sugjeroi se tregu evropian ka rritur efikasitetin mes stinëve të ftohtë.

“Moti më i ngrohtë i dimrit do të thotë që kontraktorët evropianë të ndërtimit po përjetojnë më pak ndërprerje të biznesit ndërsa klima jonë ngrohet,” tha ekonomisti i lartë i ING Maurice van Sante në raportin e titulluar Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave më të butë.

Duke ofruar të dhëna të përpiluara nga ING Research, NASA dhe Our World in Data, van Sante vuri në dukje se anomalitë e temperaturës në hemisferën veriore arritën lartësi rreth dy gradë (Celsius) më të larta, mesatarisht, se në 1985.

“Ne donim të shihnim nëse temperaturat në rritje kanë pasur tashmë një ndikim të matshëm në ciklet vjetore të prodhimit të kompanive evropiane të ndërtimit,” tha Van Sante, duke vënë në dukje se dy tregues janë përdorur në matje:

Pjesa e kompanive që përmendin nivelet e tyre të prodhimit ishte e kufizuar gjatë periudhave të dimrit (janar dhe shkurt) dhe verës (korrik dhe gusht) për shkak të kushteve të motit.

Ndryshimi i vëllimeve aktuale të ndërtimit në këto periudha

Ajo që gjeti studimi ishte një reduktim me më shumë se 30% i kontraktorëve të BE-së, gjatë tre dekadave të fundit, të cilët thanë se aktivitetet e tyre ishin të kufizuara për shkak të motit të keq nga janari në shkurt.

Vera me vapë mbytëse nuk është problem për ndërtimin evropian!

Gjersa fitimet në produktivitet në dimër mund të shihen si pozitive, temperaturat në rritje globale – në përgjithësi – nuk janë.

Megjithatë, van Sante tha se një humbje reciproke e produktivitetit në verë (nga nxehtësia ose moti ekstrem) thjesht nuk po ndodh në një mënyrë të matshme.

Megjithatë, ai vuri në dukje se nivelet rekord në verë po rrisin shpeshtësinë e ditëve të punës të anuluara.

Përderisa mund të duket sikur se një planet në ngrohje ka krijuar një mjedis ideal për aktivitetet e ndërtimit në disa seksione të Hemisferës Veriore, van Sante paralajmëroi në raportin e tij se këto ndryshime janë ‘diamante’ në atë që është bërë një mjedis gjithnjë e më i ashpër./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023

Published

on

Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në volum në sektorin e ndërtimit janë frenuar disi në vitin 2023, sipas të dhënave që INSTAT ka grumbulluar te kompanitë e ndërtimit.

Zakonisht në 3-mujorin e fundit të çdo viti ka një rritje të shitjeve në banesa, për shkak të blerjeve që bëjnë kryesisht emigrantët në këtë periudhë (shiko grafikun bashkëngjitur).

Në 3-mujorin e fundit të 2023, volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me vetëm 1% nga 16.1% që ishte rritja në tremujorin e fundit 2022.

Gjatë gjithë tremujorëve të 2023, ritmet e rritjes së shitjeve në volum ishin më të ulëta se më 2022.

P.sh. në tremujorin e dytë 2023, volumi i shitjeve u rrit me vetëm 0.2%, në tremujorin e dytë rritja ishte me 5.2% nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2022, shkruan Monitor.al

Me gjithë frenimin e ritmeve të rritjes, volumet e ndërtimit dhe shitjeve po rriten në sektorin e ndërtimit, edhe pse treguesit demografikë dhe inflacioni i lartë nuk po e frenojnë këtë trend si në Europë.

Tregu i pasurive të paluajtshme në Europë është në një fazë stanacioni nga rënia e kërkesës, teksa lufta në Ukrainë ka krijuar një efekt psikologjik negativ për investime në pasuri të paluajtshme.

Pavarësisht ngadalësimit, ndërtuesit vendas mbeten optimistë. Pas një rënie me 8 pikë në janar 2024, treguesi i besimit në ndërtim që matet nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje. Nga ana tjetër indeksi i besimit konsumator u rrit në disvarfor të blerjeve të mëdha në dy muajt e parë të vitit 2024.

Sektori i ndërtimit pësoi një rritje të vrullshme pas vitit 2016, kryesisht në sektorin e banesave. Rritja e lejeve në rekorde historike dhe sipërfaqes në ndërtim në pesë vjeçarin e fundit erdhi në një kohë që popullsia po pakësohet dhe po plaket nga rënia e lindjeve dhe emigracioni lartë të rinjve. Në kontradite më këto zhvillime çmimi i banesave është rritur me shpejtësi.

Ndërtimi është kthyer në motorin e rritjes ekonomike vitet e fundit. Në vitin 2022, sektori kontribuoi me 11.1 pikë % të vlerës së shtuar nga 9.4 pikë % që kontribuoi në vitin 2019. Ky kontribut u rrit më tej në vitin 2023, referojnë të dhënat jo përfundimtare.

Aktualisht, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe ka ekspozimin më të lartë të sektorit të ndërtimit në kontinent. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi kontribuoi me 11.2% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa në BE, ky sektor kontribuoi me 5.5%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending