Aktuale
Ish-“qiraxhiu” i Kalasë së Vushtrrisë denoncon drejtoreshën e Kulturës
Ish-qiraxhiu i Kalasë së Vushtrrisë – kontrata e të cilit u shkëput njëanshëm nga Instituti për Mbrojtje të Monumenteve të Kosovës që tërthorazi e pranoi se ishte e jashtëligjshme – ka bërë kallëzim penal ndaj drejtoreshës së Drejtorisë së Kulturës në këtë Komunë, Shpresa Rama, shkruan sot Koha Ditore.
Nëpërmjet një njoftimi për media, të cilit ia ka bashkangjitur edhe kallëzimin penal, Mentor Salihu, pretendon se Rama ka kryer disa vepra penale, përfshirë mashtrimin, hakmarrjen, keqpërdorimin e detyrës dhe autoritetit zyrtar, konflikt interesi dhe ushtrim ndikimi. Kallëzimi penal i është drejtuar Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Në ditën e shkëputjes së kontratës, Skënder Musa, avokat i ish-qiramarrësit Salihu, kishte paralajmëruar padi ndaj IKMM-së me arsyetimin se vendimi i njëanshëm i IKMM-së është i jashtëligjshëm dhe se Salihu është dëmtuar.
Në qershor të këtij viti Kalaja e Vushtrrisë u dha për shfrytëzim për gastronomi-restauruant.
Këtë e kishte bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, Drejtoresha e Kulturës në Vushtrrri, Shpresa Rama.
Hapësira trashëgimore iu kishte dhënë djalit të dajës së kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakut.
Shoqëria cilivile, mediet e qytetarët e Vushtrrisë nuk lejuan që Kalaja e qytetit të shndërrohej në një vend ku do shërbehej ushqimi, kafet, pijet nuk u mundësua.




You must be logged in to post a comment Login