Aktuale
Inxhinieri kritikon ndërtimet që po bëhen në rrugën për Veterrnik
Të marrësh rrugë prej Prishtinës në drejtim të Veterrnikut dikur ishte lendinë, por që tani ka krejtësisht një pamje tjetër. Atje është ndërtuar, e që kjo e ka habitur inxhinierin kosovar me veprimtari në Gjemrani dhe asistent i manaxherit të projektit për rikonstruksionon e Mekës në Arbaninë Saudite, Bardhyt Halitjaha.
Halitjaha në Konferencn e Ndërtimit që po mbahet në Kosovë është shprehur se ndërtimi atje është një veprim i gabuar.
“E mbajë mend pjesën te Veterrniku që dikur ishte lëndinë e që sot është ndërtesë mbi ndërtesë e që kjo është për tu habitur. Nuk di ndoshta njerëzit kanë shumë para dhe vetëm ndërtojnë e hajt të bëjmë një qytezë të vogël, por kjo është e gabuar”, tha inxhinieri Halitjaha transmeton Ndërtimi.info
Veç punimeve që janë bërë në rikonstruksionin e Mekës në Arabinë Saudite ai paraqiti edhe pamje që tregonin pjesën mbrapa Mekës e që shihet një kaos. Qëllimi i përzgjedhjes së kësaj ishte që jo gjithcka është bardh e zi dhe sa imazhe të tilla janë në Kosovë. Duke vënë theks në pjesën të Sllovenia e Sportit ku po ndërtohen objekte, e që një fqinj mund të dal dhe të thotë kojshi vëje perden.
“Do me thënë po bëhen ndërtime pa standarde. Por më habiste fakti se si njerëzit donin të blinin banesë në atë pjesë. E kjo është e gabuar, ne duhet të kritikojmë atë dh eprje kritikës duhet të mësojmë dhe ta eliminojmë atë projekt”, tha ai.




