Aktuale
Vataj: Sektori i ndërtimit shtyllë e ekonomisë së Kosovës

Sot në Prishtinë po mbahet Konferenca e parë e Ndërtimit në Kosovë, e organizuar nga Media Ndërtimi.
Valon Vataj drejtor i Media Ndërtimi ishte i pranishëm në emisionin e “Mirëmëngjesi Koosovë” në RTK ka treguar se në Konferencën e Ndërtimit “CONRECON” që do të mbahet sot do të mblidhen arkitektët e inxhinierët më të mirë të rajonit
“Qëllimi i konferencës është të dalim edhe me rekomandime për ndërtimin”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai tha se Dita e parë e konferencës do të ketë panele diskutimi në temat “Identiteti Arkitekturor i Kosovës” dhe “Ballafaqimi i Ballkanit me Urbanizëm”.
“Faza emergjente e ndërtimit emergjent la përfunduar”, tha ai.
Konferenca do të vazhdojë edhe më 3 prill, ditën kur do të flitet për “Degradimin e Tokave Bujqësore nga Ndërtimi” dhe “Ndërtimi si ndotës”.
Ai bëri me dije se pjesëmarrës në konferencë do të jenë: arkitekti Përparim Rama, inxhinieri Bardhyl Halitjaha, kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Shqipërisë, Armand Vokshi, kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Astrit Nixha, urbanistiDukagjin Hasimja, urbanisti shqiptar Flamur Kuqi, arkitekti Bekim Ramku, arkitekti Rron Beqiri, arkitekti Shpetim Maraj, arkitekti dhe dekani i Fakultetit të Arkitekturës “Polis”, Ledian Bregasi, ambientalisti Labi Salihu, dekani i Fakultetit të Bujqësisë në Tiranë, Fatbardh Sallahu, Afrim Sharku.
