Aktuale
Kosova ka identitet arkitektonik, kërkohet ndërhyrja në objekte pa iu ditur vlera

Kosova ka identitet artikektonik, por duhet të ketë më shumë hapësirë përfshirëse në krijimin edhe më tutje të këtij identiteti.
Kështu u tha në Konferencën e parë të Ndërtimit në Kosovë ‘Conrecon’.
Objekti i Pallatit të Rinisë dhe Sporteve dhe ai i Bibliotekës Kombëtare po konsideron objketet kryesore në identitetin e Kosovës, por gjithashtu u përmend se në këtë listë janë edhe Fakulteti Teknik dhe objekti i Kuvendit të Kosovës, shkruan Ndërtimi.info.
Kryetari I Shoqatës së Arkitektëve të Kosovës, tha se ka objekte të rëbndësime në Prishtinë që edhe vetë njerëzit që i shfrytëzojnë nuk ua dinë vlerën arkitektonike edhe në indentittetin e vendit.
Ai, përmendi këtu objketin e vjetër të Akademisë së Arketev, ku ish-krtari I kësaj akademie kishte këruar që objektit t’i shtohet edhe një kat.
‘Flasim për njerëz që rrin aty dhe nuk e dinë vlerën e objektit ku rrinë dhe nuk e pyesin askënd’, potencoi ai.
Arkitekti, Bekim Ramku duke foluar për identitetin arkitektonik tha se në Prishtinë ka vlera arkitektonike.
‘Kemi identitetet, në rastin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Ka vlera në Prishtinë, janë ato në memorien kolektive’, u shpreh ai.
Ndërsa, arkitekti Rron Beqiri theksoi se elementi kyc është mundësia për arkitektët e rinjë.
‘Seni kyc është me u hap mundësi, sidmos për arkitektët e rijnë është me u bashku në kompani të mëdha. Nuk e kemi mundësi të marrim pjesë në konkurse ndërkombëtare. Ligji është hapi i parë, por është treguar që nëse ligji është në rregull nuk përfundon’, tha ai.
