Aktuale
Muhaxheri informon rreth procesit për hartimin e hartave zonale

Kuvendi i Komunës në Pejë mbajti takimin e radhës i kryesuar nga Islam Husaj, ku në prezencën e kryetarit, drejtorëve, medieve dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rendësi për Komunën tonë të cilat janë aprovuar për procedim te mëtutjeshëm.
Kryetari i Komunës se Pejës e prezantoi si Informatë procesin e hartimit të Hartave zonale dhe hartimin e PZHK-al për Komunën e Pejës.
Shefi i Zyrës Komunale për Komunitete Sabahudin Cirikoviq prezantoi si informatë, Raportet informative të ZKK për procesin e kthimit dhe riatdhesimit për vitin 2017, si dhe Plani i punës për vitin 2018.
Bartja dhe Rialokimi i buxhetit të pa shpenzuar nga viti i kaluar në vitin aktual është aprovuar.
Si informim është bërë Shqyrtimi i Raportit final financiar i Komunës së Pejës, për vitin 2017.
Propozimi i DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për shpalljen e interesit publik në ngas.kad.në Z.K Gorazhdec për ndërtimin e impiantit për pastrimin e ujërave të zeza, si dhe për ndërtimin e trasesë dhe vendosjes së gypit kryesor për ujëra të zeza,pas disa diskutimeve është aprovuar.
Është berë Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të biznesit të NPL ”Ambienti” në Pejë.
Po ashtu është aprovuar kërkesa e Kryetarit të Komunës për jetësimin e Marrëveshjes për binjakëzimin e Komunës së Pejës, me Komunën Jonston në shtetin Iowa SHBA.
Deputetët e kanë formuar Komisionin ne përbërje prej 7 anëtarëve për hartimin e Draft- Statutit të Komunës së Pejës.
Po ashtu është aprovuar kërkesa për zgjidhjen e çështjes dhe problemit të qenve endacak që gjithnjë e më shumë po paraqesin shqetësim për banorët dhe sigurinë e tyre në Komunën e Pejës.
Pati edhe diskutime,pyetje dhe përgjigje për çështje konkrete që po përballemi si qytetar të Pejës.
