Aktuale
Çka përmban udhëzimi i ri administrativ për kategorizim të ndërtimeve (Dokument)
Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është që të rregulloj të gjitha llojet e kategorizimeve brenda territorit të Republikës së Kosovës sipas të cilave lëshohet leja e ndërtimit, inspektimit, certifikatës së përdorimit dhe asaj të rrënimit të përcaktuara tek Ligji për Ndërtim, dhe këtij udhëzimi Administrativ.
Udhëzimi i ri Administrativ i nënshkruar nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, nënkupton qartësimin e kompetencave të organit përgjegjës i cili lëshon leje ndërtimi. Në kuadër të ligjit të ri administrativ për ndërtimet janë bërë disa kategorizime.
Udhëzimi i parë ka të bëjë me kategorizimin e ndërtimeve. Me këtë Udhëzim Administrativ, përcaktohet kategorizimi i ndërtimeve, sipas qëllimit të tyre, karakteristikave funksionale dhe shkallën e ndikimit në mjedis.
Tek neni 3 ku përfshihen përkufizimet, pika 1.4 sqaron se organi përgjegjës për lëshimin e kushteve të ndërtimit, lejes së ndërtimit, certifikatës së përdorimit, lejes së rrënimit si dhe inspektimin e ndërtimit është Komuna përkatëse.
Në ndërtimet e Kategorisë I, përfshihen të gjitha punët me rrezikshmëri të ulët ku organi kompetent për lëshimin e lejeve për këto ndërtime është Komuna. Këtu hyjnë shtëpitë për banim, shtëpitë malore, vilat, vikend shtëpizat, shtëpi gjuetie e të ngjashme.
Kategoria II, ka të bëjë me gjitha ndërtimet të cilat kanë një lloj rrezikshmërie më të madhe. Sërish organi përgjegjës për lëshim të lejeve është Komuna. Lloji i ndërtimit tek kategoria II, përfshinë ndërtesa banimi me më shumë njësi. Siç janë ndërtesa për banim të përbashkët, hotele dhe ndërtesa të ngjashme, ndërtesa afariste, muzetë dhe bibliotekat, spitalet dhe ndërtesat e tjera të kujdesit shëndetësor etj.
-
Infrastrukturë2 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë2 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë2 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë2 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale2 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë2 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë2 days ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh
You must be logged in to post a comment Login