Aktuale
21 familje arrijnë marrëveshje me KEK-un për shpronësim
Arrin në 21 numri i familjeve që arrijnë marrëveshje me KEK-un për shpronësim.
Ka arritur në 21 numri i familjeve të fshatit Shipitullë dhe Hade që kanë arritur marrëveshje me Korporatën Energjetike të Kosovës për shpronësim, shkruan Koha.net, përcjellë Ndertimi.info.
Këtë e ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” drejtori për gazetën drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitetin në KEK, Skënder Bucolli.
“Ashtu siç kemi deklaruar edhe gjatë ditëve të fundit, pas reflektimit pozitivë të dy familjeve javën e kaluar, kemi pas një interesim të shtuar edhe nga banorët e tjerë për arritjen e marrëveshjes. Ky interesim tani edhe po konkretizohet, duke qenë se ka arritur në 21 numri i banorëve që kanë arritur pajtueshmëri për të lidhur marrëveshje me KEK-un, dhe momentalisht shumë nga këta banorë janë duke i finalizuar marrëveshjet te noteri sipas procedurave në fuqi”, ka thënë ai.
Bucolli ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë banorëve të afektuar që t’i bashkohen këtyre 21 familjeve dhe ta zhbllokojnë në tërësi situatën në të cilën po kalohet.
Me shpronësimin e tokave të familjeve në Shipitullë pritet të mundësohet zgjerimi i minierës për KEK-un dhe lehtësimin me furnizim me energji elektrike.
-
Infrastrukturë3 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Aktuale3 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Auto3 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë2 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë3 days ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë
You must be logged in to post a comment Login