Aktuale
Autostrada për në Ohër do jetë gati në vitin 2021
Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e mbrëmshme ka miratuar një Aneks marrëveshje përmes së cilës parashikohet që ndërtimi i autostradës Kërcovë- Ohër të finalizohet në afat për 3 vjet e gjysmë. Mbrëmë ne Qeveri është sjell vendim që të nënshkruhet aneks marrëveshje me kompaninë kineze Sinohidro.
Është konstatuar se duhet të riprojektohen tunele, hyrje-daljet e autostradës dhe një pjesë e planit urbanistik. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski nuk dha të dhëna të sakta rreth mjeteve të nevojshme për ndërtimin e autostradës në fjalë.
Për momentin nuk mund të them sa saktësisht, por mbetemi në bazë të të gjitha bisedimeve që i kemi zhvilluar edhe në pjesën e çmimeve për të cilat jemi marrë vesh -tha Goran Sugareski, Ministër i transportit dhe lidhjeve.
Ndërtimi i autostradës Kërçovë- Ohër në gjatësi prej 57 kilometra filloi në vitin 2014-të. Me marrëveshjen fillestare me kompaninë kineze Sinohidro, ndërtimi I kësaj autostrade duhej të kushtonte 374 milion euro dhe duhej të ishte finalizuar në muajin janar të këtij viti. Ky projekt tërhoqi vëmendjen e Prokurorisë Speciale pasi në “bombat” e publikuara u dëgjua se si merren vesh zyrtarët e asaj kohe për provizionin me kompaninë kineze. Lidhur me këtë është hapur rasti “Trajektorja” ku akuzohen ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe disa zyrtarë të lartë në qeverinë e VMRO DPMNE-së.



