Aktuale
Gjysma e qytetit me një kyçje në rrugë

Gjysma e Fushë Kosovës ka vetëm një kyçje në rrugë në drejtim të Prishtinës.
E gjithë kjo tollovi krijohet kur mbyllet ky semafor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Bile radha e veturave arrin deri në rrugën fqinje “Dardania”.
Tri herë duhet me u ndal në semafor deri po kalojna”, tha qytetari.
Nëpërmjet kësaj rruge është mënyra e vetme e kyçje së automjeteve në rrugën kryesore “Nën Tereza” në drejtim të Prishtinës për të gjithë banorët e pjesës më të populluar të Prishtinës.
Por ata që nuk zgjedhin semaforat të dalin nga lagjja e tyre ekziston një mundësi tjetër. Veçse kjo është goxha një copë rrugë deri te rreth rrotullimi kryesor përmes rrugës ndihmesë.
Në Ministrinë e Infrastrukturës po thonë se komuna është dashur të mendojnë për telashet që mund të kenë banorët kur kanë vendosur të japin numër të madh të lejeve të ndërtimit.
Këshilltari për medie i ministrit Pal Lekaj, Argjend Zejnaj i tha se përveç shtimit të sekondave të semaforit dhe zgjatjes së shirit të kyçje për 60 metra që i kanë bërë së fundmi po planifikojnë edhe zgjerimin e rrugës në katër krosi. Veçse për këtë duhet të kryejnë shpronësimin komuna e Fushë Kosovës. E këta të fundit po përgatisin një konkurs për të zgjedhur projektin më të mirë që do të rregullonte transportin e brendshëm të qytetit që do të përfshijë edhe zgjedhje e problemeve të kyçjes në “Nën Terezë”.
Drejtori për planifikim Urban, Avdullah Prebreza tha se projekti do të zgjidhet brenda 10 ditësh dhe janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Ministrinë e Infrastrukturës për realizim projektesh.
