Aktuale
Me ndërtesën gjigante të ambasadës, SHBA-ja “tregon mbështetjen e fuqishme” [video]
Lagjja “Arbëria”, e njohur si “Dragodani” ka marrë një pamje tjetër kah drejtimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë. Një ndërtesë madhështore po ngrihet mu përskaj dy rrugëve që kalojnë në atë zonë.
Ajo ndërtesë është objekti i Ambasadës Amerikanë në Kosovë, e cila si duket ka vënë themele të forta në këtë vend. Në disa pamje që ka publikuar vet ambasada, nëpërmes faqes së saj në Facebook, mund të shihet ndërtesa masive.
“Ne jemi krenar që kjo ndërtesë e mrekullueshme do të tregojë mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, tani dhe në të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në mbishkrimin e tyre.
https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/videos/1999761700049975/
Dita e Pavarësisë së SHBA-ve, më 4 korrik, është shumë afër dhe për këtë arsye ambasada ka thënë se nuk ka më mirë se të festohet “4 Korriku” me fotografi të prapaskenave të kompleksit të Ambasadës së re.
Në fund thuhet se gjatë muajve të ardhshëm do të publikohen edhe shumë informacione tjera mbi këtë projekt gjigant.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë1 day ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë1 day ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë1 day ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Aktuale1 day ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Auto1 day ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë1 day ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë
-
Aktuale1 day ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale
You must be logged in to post a comment Login