Arkitekturë
Storia e arkitektit që nuk e la në baltë atdheun gjatë kolapsit ekonomik
Kengo Kuma (i lindur më 8 gusht 1956) është një nga figurat më të rëndësishme japoneze në arkitekturën bashkëkohore. Riinterpretimi i elementeve arkitekturore tradicionale japoneze për shekullin 21 ka përfshirë risi serioze në përdorimin e materialeve natyrore, mënyrave të reja të të menduarit për dritën, ndriçimin dhe arkitekturën që tregon rritje në vend të dominimit.
I lindur në Yokohoma dhe i diplomuar në Universitetin e Tokios në 1979, pasi ka punuar në vend për disa vjet, Kuma vazhdoi edhe si hulumtues në Universitetin e Kolumbias deri në vitin 1986. Praktika e tij e parë, Studio “Spatial Design”, u themelua në vitin 1987 për t’u ndjekur më 1990 nga “Kengo Kuma & Associates”, edhe pse vazhdoi mësimet në Kolumbi.
Puna e tij e hershme kishte prirjen drejt postmodernizmit, por shpërthimi i fluskës japoneze dhe “Dekada e Humbur” e viteve 1990 krijuan një mjedis që nuk ishte mikpritës për një arkitekturë të tillë ekstravagante. Në vend që të shkonte jashtë vendit si shumë bashkëkohës të tij, Kuma shfrytëzoi mundësinë për të gjetur dhe për t’u angazhuar me mjeshtrit më pak të njohur që u bënë më të spikatur gjatë telasheve ekonomike, diçka që ai ia jep meritat ripërtëritjes së stilit të tij duke e përqendruar vëmendjen tek elemente e vogla.
Arkitektura tradicionale japoneze është e përqëndruar shumë në ritmin dhe dritën kurse Kuma përdori edhe gurin, drurët që digjen lehtë dhe grimca të xhamit. Muzeu i tij i Gurit në Nasu (2000) është një shembull i shkëlqyer i kësaj, duke marrë gurë lokalë për të krijuar mure të buta dhe poroze që zhvendosen në dritë.
Ndërtesa të tjera të profilit të lartë përfshijnë Muzeun Prefektural të Nagasakit (2005), Qendrën Turistike të Kulturës në Asakusa (2012) etj. Në vitet e fundit ai ka marrë gjithashtu një numër në rritje të autorizimeve në Evropë dhe Amerikën e Veriut, duke përfshirë një stacion metroje në Paris, një fshat kulturor në Kopshtin japonez të Portlandit, muzeun e ri “V & A Design” në Dundee të Skocisë, një rrokaqiell në Vankuver dhe muzeun Hans Christian Andersen në Odense.
Ai gjithashtu është autorizuar – pas shumë polemikave – për të projektuar stadiumin e ri Kombëtar për Olimpiadën e Tokios 2022 në atdheun e tij. Përkundër të gjitha këtyre projekteve të rëndësishme, Kuma ende fokusohet shumë kohë në projektet e vogla, duke punuar në shtëpi private dhe dyqane veçanërisht pas tërmetit japonez dhe cunamit të vitit 2011.
You must be logged in to post a comment Login