Arkitekturë
Rrëfimi mbi inxhinierët e Marinës Amerikane [foto+video]
Inxhinierët janë ndër njerëzit më të rëndësishëm në kuadër të marinës pasi që ata merren me projektet madhore të cilat më pas ushtria amerikane do t’i shfrytëzoj edhe në operacionet e tyre ushtarake. Historia fillon shumë vite më parë, më 1867.
Ndërtimi i bazave të mëdha të qytetit, aeroporteve dhe objekteve të portit bëhet me projektimet të cilat inxhinierët i bëjnë si dhe menaxhimi i buxheteve të mëdha dhe planet ambicioze të punëve publike. Mbikëqyrja e profesionistëve të kualifikuar të ndërtimeve të cilat zhvillohet në të gjithë globin, kjo është detyra e Zyrtarëve që përbëjnë Korpusin e Inxhinierëve Civilë në Marinën Amerikane.
Dronët që sot janë shumë “IN” janë bërë së pari herë si prototipe nga Marina dhe Ushtria Amerikane, duke i përdorur në luftërat e Gjirit të Mesëm. Teksa thuhet gjithmonë se ata janë një hap para të gjitha kompanive teknologjike, duke shpikur pajisje të cilat ua lehtësojnë punën ushtarëve dhe ua shpëtojnë jetërat.
Çdo vit bëhen investime të mëdha në projekte ndërtimi që mbështesin Flotën e teknologjisë së lartë të Marinës së anijeve, avionëve, pajisjeve dhe personelit. Në qendër të këtyre projekteve janë një grup i talentuar inxhinierësh që ndihmojnë që secila iniciativë të konceptohet, të planifikohet dhe të përfundojë në kohë, në buxhet dhe sipas asaj se si ishte përcaktuar.
Gjithashtu ekziston një video e viteve të ’50-ta, pas Luftës së dytë Botërore ku shihen duke punuar ekipi i gjerë i inxhinierëve dhe arkitektëve.
Në mesin e inxhinierëve të cilët dhanë kontribut të madh në Marinën Amerikane janë emra të njohur si Neil Armstrogu, Ronald Evants, Lisa Nowak e shumë të tjerë.
Në Marinën Amerikane ipen trajnime profesionale nga fushat e inxhinierisë civile ku përfshihet arkitektura, inxhinieria e ndërtimit, inxhinieria mjedisore, inxhinieri e burimeve ujore, inxhinieri gjeoteknike, inxhinieri hidraulike, survejimi i tokës, inxhinieri strukturore, inxhinieri e transportit dhe planifikimi i komunitetit.
Marina Amerikane merret edhe me udhëheqjen e proceseve të ndryshme vendore, duke përfshirë në ndërtimin e aeroporteve, urave, porteve ose ndërtesave të gjitha në mbështetje të shtrirjes humanitare dhe vendosjes ushtarake.
Nga bazat më të vjetra dhe qendrat e komunikimit të teknologjisë së lartë në objektet e portit dhe aeroportet, marinës amerikane përfundon qindra projekte ndërtimi në mbarë botën çdo vit. /Ndertimi.info/
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë2 days ago
KAWA Group, zyrtarisht do të operoj edhe në kryeqytetin britanik
-
Infrastrukturë2 days ago
SHAK: Zgjidhja e problematikave dhe rimendimi i qytetit, angazhim për të ardhmen
-
Infrastrukturë3 days ago
Zbulohet një metodë më racionale e prodhimit të hidrogjenit si një alternativë ndaj benzinës dhe naftës!
-
Infrastrukturë3 days ago
Sa persona jetojnë në një kilometër katror? Shqipëria dhe Tirana, rekord në rajon
-
Infrastrukturë2 days ago
Diskutohet metodat për ndërtimin e digës së Pollatës në Podujevë
-
Aktuale3 days ago
Publikohet platforma digjitale për historinë e Prishtinës
-
Aktuale12 hours ago
KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar
-
Auto3 days ago
SHBA rrit tarifat për automjetet elektrike nga Kina
You must be logged in to post a comment Login