Aktuale
Drama e 63 milionë eurove që kërkon “Bechtel&Enka” po bëhet interesante

Tash e sa kohë është duke u folur për 63 milionëshin e “Bechtel&Enka”-s, e cila kërkon si kompensim të dëmeve që pretendon si i janë shkaktuar për shkak të vonesave nga Qeveria Mustafa.
Megjithatë ministri aktual i Infrastrukturës Pal Lekaj pati deklaruar shumë herë se do të negociohet që Kosova mos të humb kaq para, dhe që kjo do të dihet në muajin mars.
Por që edhe kur kanë kaluar dy javë nga muaji mars, po vazhdon negocimi për këtë. Të paktën kështu ka deklaroi Lekaj në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, i cili përsëriti se pret që kjo shumë të ulët.
“Jemi në negociata. Shpresoj që nuk do të jetë ajo shifër sa është pretenduar që ne do ta shlyejmë”, ka deklaruar Lekaj.
Për 63 milionëshin që po kërkon “Bechtel&Enka” për punët që ka bërë në Autostradën “Arbën Xhaferi” u ngrit vetëm si shqetësim nga disa deputet të Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në fjalimin e tij mes tjerash përmendi edhe 63 milionë eurot që po kërkon “Bechtel&Enka”.
Ai tha se Qeveria ditët e fundit ka nis fushatën për faljen e 63 milionëve. Deputeti Abdixhiku ka theksuar se në paraqitjet e deritanishme pretendimet e kompanisë i ka paraqitur vetë Qeveria, por jo edhe “Bechtel&Enka”.
“Ditëve të fundit kjo Qeveri i ka nis fushatën e faljes së 63 milionë eurove shtesë të Bechte&Enka-s. Në paraqitjet e deritanishme ata i kanë paraqit pretendimet e kompanisë, thuajse shtetërore madje as edhe njëherë të dal “Bechtel&Enka” të dal publikisht të mbroj qëndrimin e saj”, tha Abdixhiku.
Mos diskutimin i 63 milionë eurove që po kërkon “Bechtel&ENka” për punimet në Autostradën “Arbën Xhaferi”, e ngriti edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga NISMA për Kosovën, Milaim Zeka.
Zeka tha se me këto para do të ndërtohet spitali më modern në rajon.
“Çështja e 60 milionëve të ”Bechtel&Enka”-s, fare nuk u diskutua. Me 60 milionë kishim bërë një spital ma modern në rajon”, tha Zeka.
https://ndertimi.info/ne-mars-dihet-nese-kosova-do-tia-paguaje-63-milione-euro-shtese-bechtel-enkas/
