Aktuale
Rreth 60 biznese të Suharekës ka 9 vjet që kërkojnë qasje direkte në autostradë
Që nga viti 2009 bizneset në zonën industriale në Suharekë kërkojnë kyçjen drejtpërdrejt në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në këtë zonë që operojnë 60 biznese, makineritë e tyre që peshojnë me tonelata, u duhet të kalojnë në qendër të qytetit për të hyrë në autostradë.
Derisa, autostrada nuk është më larg se 500 metra nga zona.
Sipas përfaqësuesve të bordit të zonës industriale, kyçja drejtpërdrejt në autostradë do ta shtonte vlerën e kësaj zone.
Vetëm nga kompania për këpucë “Solid” qarkullojnë mbi 350 makineri (kamionë) brenda një viti në qytet.
Gjetja e një alternative kishte qenë premtim elektoral edhe i kryetarit të komunës, Bali Muharremaj.
Ai thotë se kjo forme e kyçjes në autostradë i ka dëmtuar bizneset, andaj ka dorëzuar dy projekte në Ministrinë e Infrastrukturës.
Refuzimi i deritanishëm për të hapur një rrugë të re që lidhet me autostradë ishte refuzuar nga ministria, me arsyetimin e ruajtjes së standardit të saj, pasi nga zona deri të kyçja aktuale, është jo më larg se tri kilometra.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Idriz Selimaj, thotë se kërkesa e bizneseve do të realizohet përmes një forme tjetër.
Ai shton se me rishikimin e buxhetit, në qershor do të futet projekti në listë dhe në gjysmën e dytë të këtij viti do të fillojnë punimet.
https://video.gjirafa.com/koha?video=zona-industriale-suhareke


