Arkitekturë
Bunkerët-simbol i izolimit të Shqipërisë komuniste
Që nga viti 1975 kur nisi ndërtimi i bunkerit të parë e deri më 1983 kur ka fakte se u ndërtua i fundit, në Shqipëri procesi i fortifikimit të vendit u krye nga 161.000-750.000 bunkerë, tunele e shumë ndërtime tjera.
Edhe pse shifrat e fundit flasin për ndërtim të saktësisht 161878 qendrave zjarri të planifikuara, shumë të dhëna të tjera tregojnë se edhe shifra 750.000 mund të jetë e saktë. Edhe qendra të tankeve, tunele nga të cilat pritej të drejtohej lufta, pika drejtimi të batalioneve, vendkomande brigade, pika të takimit për brigada, etj. janë pjesë e këtij fortifikimi, për të cilat u shpenuzua 1/3 e buxhetit të Shqipërisë së atëhershme.
Ndërtimi i tyre ishte pjesë e strategjisë së liderit komunist, Enver Hoxha për mbrojtje nga perëndimorët dhe Bashkimi Sovjetik, pas prishjes së marrëdhënieve me dy ish-aleatët e tij. Bunkerët ishin makthe për ata që u dënuan në sistemin komunist. Aty mbaheshin furnizime për topin dhe shumë sekrete të tjera të regjimit. Ato kishin një sistem që i mundësonte të lidhej edhe me pjesën tjetër të tuneleve, në të cilët ishin të vendosura dushet.
Një sasi e jashtëzakonshme e çimentos u përdor për ndërtim të këtyre bunkerëve, materialet kryesore të të cilëve ishin betoni dhe hekuri. Kjo nënkupton një fortësi të konsiderueshme të këtyre strukturave të cilat u konsideruan “marrëzi”.
Sot një pjesë e madhe e bunkerëve janë shkatërruar, ndërsa pjesa tjetër janë shndërruar në restorante, shtalla kafshësh dhe janë shfrytëzuar për biznese të ndryshme.
Si erdhi ideja për bunkerë?
Në fillim të vitit 1971 u zhvillua në Tiranë, Plenumi i 12-të i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, ku u diskutua ideja e “fortifikimit të vendit”.
Projekti u mbështet fort nga kryeministri Mehmet Shehu dhe një grup specialistësh si Mero Backa, Alfred Moisiu (ish-president në demokraci), Josiv Zegali, etj.
Ndërtimi i bunkerëve nisi menjëherë dhe prova e parë e tyre u krye në vitin 1975 në Grykën e Këlcyrës. Prova e dytë u krye në Peldhja të Sarandës në vitin 1976. Resteve që u bënë me goditje të predhave dhe armëve tjera të artilerisë së rëndë, sipas të dhënave në raportet e atëhershme, bunkerët u rezistuan.
Bunkerë u ndërtuan si në pjesët tokësore, ashtu edhe në ato ujore.
You must be logged in to post a comment Login