Featured
Hapet tenderi për “Memorialin e Berishëve”, vlera 300 mijë euro [dok]

Kanë kaluar gati 19 vjet që nga ndodhia ndër më të kobshmet në qytetin e Suharekës, ku u masakruan 50 anëtarë nga familja Berisha.
Javën e kaluar Komuna e Suharekës ka pranuar projektin nga arkitekti Shpëtim Berisha, i cili e ka punuar vullnetarisht këtë projekt. Por, shpejt duket se kanë marrë rrugë punët për këtë memorial.
Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale ka hapur tenderin për ndëtimin e “Memorialit të Berishëve”. Vlera e parashikuar për këtë projekt është 300 mijë euro.
Se kush do ta ndërtojë këtë kompleks duhet pritur deri më 28 mars 2018, kur edhe do të hapen tenderët për të shpallur fituesin.
Punët që parashihen të bëhen në pika të shkurtëra janë këto: PUNËT PËRGATITORE DHE SIGURISË, DEMOLIMI I RRUGËS EKZISTUESE,TROTUAREVE DHE OBJEKTEVE TJERA ; PUNËT E DHEUT, KOSTRUKSIONI I MEMORIALIT, NDËRTIMI I RRUGËS DHE TROTUAREVE – SEGMENTI- 7, PUNËT E GJELBRIMIT, KANALIZIM I ATMOSFERIK, RRJETI I FURNIZIMIT ME UJË, Punët e ndërtimit të Rezervuarit dhe NDRIÇIMI ELEKTRIK.
[pdf-embedder url=”https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/03/memoriali_berishve.pdf”]
