Aktuale
Prishtinës i kthehet në Rivlerësim tenderi për projektin e Sindromit Down dhe Autizëm

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka anuluar njoftimin për anulimin e aktivitetit të prokurimit për projektimin e hartimit të projektit për personat me nevoja të veçanta “Sindrom Down dhe Autizëm, duke e kthyer kështu lëndën në Rivlerësim, shkruan Ndërtimi.info
Kjo pasi që paneli shqyrtues i OShP-së ka konstatuar shkeljet e Ligjit të Prokurimit Publik që ka bërë Komuna e Prishtinës.
Rreth këtij tenderi pati ankesa nga operatorët ekonomik, ankesa këto të adresuar në Gjykatën e Tenderëve.
Operatori ekonomik “NTP Prima Engineering” Sh.P.K kishte pretenduar që Komuna e Prishtinës ka bërë shkelje të nenit 7, nenit 10, nenit 59-të, nenit 80-të të Ligjit të Prokurimit Publik.
Ekspertja e panelit shqyrtues pas konstatimeve dhe analizave ka marr vendim që Komuna e Prishtinës, që pas hapjes së ofertave duhet të bëjë ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e ofertave në bazë të kërkesave të dosjes së tenderit. Dhe nëse nuk ka ofertues që i kanë plotësuar kërkesat e FDT-së atëherë sipas saj mund të vij deri tek anulimi i këtij aktiviteti të prokurimit.
Gjithashtu operatori ekonomik kishte thënë se Komuna e Prishtinës nuk janë mbështetur saktësisht me kërkesat e specifikimeve teknike të dosjes së konkursit të projektimit e as me nënkriteret teknike. Lidhur me këtë, paneli shqyrtues ka konstatuar se pretendimet e operatorit ekonomik janë të qëndrueshme për faktin se projekti 1140 është i kompletuar në aspektin fizik të programit projektues duke plotësuar të dhjetë pikat përmbajtjesore të këkruara në dosjen e konkursit të projektit.
Mes tjerash paneli shqyrtues ka definuar qartë se tenderuesi nuk do të diskualifikohet ose përjashtohet nga procedura e prokurimit në bazë të ndonjë kërkese apo kriteri që nuk është specifikuar në njoftimin e kontratës. Kjo pasi që paneli shqyrtues ka konstatuar se vërejtjet e bëra nga juria profesionale për këtë aktivitet të prokurimit nuk janë bazuar në kriteret apo nënkriteret teknike e as në specifikimet teknike të detyrueshme të dosjes së konkursit të projektimit.
