Aktuale
Ekspertët japin vlerësimin për objektin kulturor që u shemb në Prishtinë

Dy objekte janë shembur sot në Prishtinë, në lagjen e ashtuquajturin “Qyteti i vjetër”, në afërsi të objektit të Komunës së Prishtinës. Në këtë pjesë rrezikohen që të shemben dhe disa objekte tjera.
Në vendin e ngjarjes për t’i ndërmarr masat e nevojshme për parandalimin e rrezikut kanë dal edhe drejtoritë përkatëse të Komunës së Prishtinës bashkë me Zjarrfikësit dhe Policinë e Kosovës.
Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se ekspertët e tyre bashkë me ata qendror kanë vlerësuar se duhet të bëhet rrënimi i kontrolluar i disa pjesëve të këtij objekti.
“Evitim i rrezikut nga shembja e objektit në zonën e vjetër të qytet. Gjatë ditës së sotme, objekti i mbrojtur si trashëgimi kulturore që gjendet në zonën e vjetër të qytetit, ka filluar të shembet. Drejtoritë përkatëse të Komunës së Prishtinës bashkë me Zjarrfikësit dhe Policinë e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ndërmarrë masat e nevojshme për parandalimin e rrezikut. Ekspertët tanë bashkë me ata të nivelit qendror kanë vlerësuar se duhet të bëhet rrënimi i kontrolluar i disa pjesëve të këtij objekti, ashtu që të evitohet në tërësi rreziku. Meqë është objekt privat dhe nën mbikëqyrje të Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, presim nga ky institut që të na e dërgojë pëlqimin për një gjë të tillë, ashtu që të veprojmë sa më parë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës, përcjellë Ndërtimi.info
https://ndertimi.info/pas-atij-tek-tregu-shembet-edhe-nje-tjeter-objekt-ne-prishtine-foto/
