Arkitekturë
“Arkitektura për fëmijë”, pse të gjithë fëmijët duhet të mësojnë arkitekturën!

Në vitin 2015, një iniciativë arsimore e një projekti lokal të quajtur “Arquitectura Para Niños” ose “Arkitektura për Fëmijët”, kishte dhënë një kurs arkitekturor për nxënësitt e klasës së katërt të shkollës fillore Ceip Praza de Barcelos në Galicia, Spanjë.
Projekti u arrit me bashkëpunimin e nxënësve, mësuesve dhe prindërve, të cilët kanë qenë shumë interaktivë dhe të hapur ndaj kësaj ideje inovative dhe tani po punojnë në zgjerimin e projektit arsimor. Nëpërmjet përvojës praktike, fëmijët tani janë në gjendje të vëzhgojnë dhe të reflektojnë në përmbajtjen arkitektonike duke mësuar lëndë të tjera shkollore si Shkencat Natyrore, Gjeografi, Matematikë, Edukim Arti dhe Anglisht, shkruan Arch2o, transmeton Ndërtimi.info.
Programi u zhvillua për të adoptuar metodologjitë aktive të mësimit për të inkurajuar fëmijët të mësojnë përmes aktiviteteve të dizajnuara për të eksploruar më shumë përmbajtje specifike. Fëmijët mësojnë të menduarit kritik dhe bëhen më të vetëdijshëm për mjedisin e tyre përmes lojërave udhëzuese dhe humumtimit.
Ai përbëhet nga shtatë njësi ku fëmijët eksplorojnë karakteristikat e materialeve, bëjnë vëzhgime rreth hapësirës dhe zbulojnë më shumë për zonat ku jetojnë.
Shtatë njësi ose seanca që u mësohen fëmijëve janë:
Në sesionin e parë fëmijët mësojnë gjithçka për ndërtimin e një strehimore duke përdorur një sërë shufrash dhe nyjesh për të kuptuar sistemet strukturore.
Sesioni i dytë është strehimi, pra faktorët territorial dhe social. Ata mësojnë rreth ndërtimit të një modeli ku çdo fëmijë ndërton një model të një shtëpie imagjinare nga një kuti kartoni duke përdorur letra me ngjyra, shenja, gërshërë dhe ngjitës.
Në sesionin e tretë mësohen masa dhe proporcioni. Fëmijët mësojnë rreth planifikimit dhe matjeve përmes proceseve të ndryshme.
Sesioni i katërt përfshin shkallët dhe fjalorin bazë arkitektonik. Fëmijët luajnë lojëra të ndryshme dhe ndërmarrin aktivitete përmes së cilave mësojnë fjalorin arkitekturor.
Në sesionin e pestë mësohen veglat e arkitektit, modelet dhe planet. Në këtë sesion, fëmijët kalojnë nga planet në punën praktike në një terren ku detyra e tyre është të identifikojnë objektet nga planet në realitet dhe pastaj të korrigjojnë planet për të përfshirë objekte që nuk janë shfaqur në fletët e tyre.
Sesioni i gjashtë dhe i parafundit është sesioni i grupit të ideve i ndërmarrë në një model të përditësuar të Plaza de Barcelos bërë në shkallën 1: 100, ku secili nxënës bën një listë të avantazheve dhe disavantazheve të hapësirës. Pastaj nxënësit lëvizin në një ushtrim të lidhur, ku, gjatë dy javëve, ata punojnë individualisht në një propozim të ri për hapësirën.
Sesioni i shtatë dhe i fundit është veprimi. Atëherë kur të jenë mbledhur të gjitha propozimet individuale të bëra nga nxënësit për transformimin e mjedisit, aspektet më të ngjashme kombinohen në përpjekje për të zgjidhur problemet e hapësirave.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA
