Aktuale
Borja e Kukësit pas 70 vjetësh lidhet me rrugë me Kosovën
Në Shqipëri përmes Kosovës. Kështu do të ndodhë me fshatarët e Borjes në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri, pas ndërtimit të rrugës Borje-Glloboçicë, 3.9 kilometra e gjatë. Pas rreth 70 vjet izolimi, banorët e këtij fshati do të kenë mundësi të lidhen me Glloboçicën përmes një rruge të parametrave të lartë.
Me fondet e Qeverisë së Kosovës është drejt përfundimit rruga nga Glloboçica deri në kufi, rreth 1.4 kilometra, ndërsa Fondi i Zhvillimit Shqiptar (FZHSH) përmes një fondi prej rreth 470 mijë eurosh ka nisur ndërtimin e rrugës nga fshati Borje deri në kufi me një gjatësi prej 2.5 kilometrash, shkruan sot e përditshmja “Koha Ditore”.
Punimet konsistojnë në zgjerimin e trupit të rrugës, në ndërtimin e veprave të artit, ndërtimin e kanaleve anësore të rrugës, nënshtresat dhe shtresat asfaltike. Rruga do të jetë e pajisur me elemente të sigurisë rrugore, mbrojtëse anësore metalike dhe sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe horizontale.
Punimet parashikohet të përfundojnë në shkurt të vitit 2018.
Ndërsa rruga, Glloboçicë-Borje në pjesën e Kosovës është në gjatësi prej 1350 metrash, ndërsa shuma e projektit kap shifrën 200 mijë euro. Ky projekt është financuar nga Ministria e Infrastrukturës e Kosovës.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë3 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale3 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë3 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë20 hours ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
You must be logged in to post a comment Login