Featured
Nënshkruhet kontrata për rrugën Deçan-Plavë, ja kompania që do e ndërtojë
Një nga rrugët që po shihet se do të gjallërojë pjesën e malore të shqiptarëve në Malin e Zi, Plavën, Gusinë dhe vendbanimet tjera atjepari, është rruga që shkon nga Deçani në Plavë.
Kjo rrugë ka filluar qysh moti si projekt por ende nuk është përfunduar, e as afër nuk është. Qeverisja qendrore, që sektorin e Infrastrukturës e ka nënkompetencë AAK-ja, është zotuar se do ta përfundojë këtë rrugë brenda mandatit dhe shpejt, raporton Ndertimi.info.
E më 2 Mars është nënshkruar kontrata për ndërtimin e kësaj rruge me gjatësi 14.5 kilometra. Rruga do të ndërtohet nga kompania “Lika Trade”, teksa do të kushtojë 4.191.313,39 euro.
Për këtë rrugë kishin konkurruar 9 operatorë ekonomikë, prej të cilëve 6 ishin të përgjegjshëm. Më i liri ishte ky që ka fituar, teksa më i shtrejti ishte 6.087.370,43 euro.




