Aktuale
Komunës së Drenasit i kthehen 45 hektarë tokë

Kuvendi i Komunës së Drenasit në mbledhjen e rregullt të mbajtur ditën e djeshme, më 1 mars, në një mbledhje të zgjatur mbi 10 orë, ka miratuar vendime e rregullore që ishin të propozuara nga ekzekutivi, përkatësisht nga kryetari i komunës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Bëhet e ditur se wshtw miratuar propozimi qw komunws sw Drenasit t’i kthehen 45 hektarw tokw, transmeton Koha.net.
“Në këtë mbledhje është miratuar propozimi i kryetari Lladrovci për kthimin e pronës komunale në zonën kadastrale në Sankoc, të cilat i ka pasur në shfrytëzim kompania “Kodra” SH.P.K Komoran, gjegjësisht parcelat 295/6 në sipërfaqe prej 5.00.00 Ha dhe parcelat 295/7 në sipërfaqe prej 40.00.00 Ha. Kjo ishte pika e tetë e rendit të ditës qe me 27 vota pro ka marr pëlqimin për kthimin e pronës në emër të Komunës. Fillimisht për propozimin e kësaj pike, ekzekutivi kishte bërë formimin e një komisioni profesional në përbërje prej shtatë anëtarësh, i cili ka bërë verifikimin e gjendjes në terren dhe ka vlerësuar se kompania nuk i ka përmbushur obligimet sipas kontratës së nënshkruar, prandaj është propozuar që t’i kthehet prona Komunës së Drenasit”, thuhet në komunikatë.
Më tutje bëhet e ditur në këtë mbledhje janë miratuar edhe këto pika që ishin për rend dite;
Procesverbali i mbledhjes së mbajtur më 30.01.2018, u miratua me disa ndryshime.
Gjithashtu pika e dytë, plani vjetor i punës për vitin 2018 i Kuvendit të Komunës dhe orari për vitin 2018, u miratua me disa ndryshime.
Pika e tretë, plani për transparencë për vitin 2018 pas disa diskutimesh u miratua unanimisht.
Pika e katërt e rendit të ditës, propozim vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm të rrugës “Gani Elshani dhe “Islam Kastrati “që janë pronë e hekurudhave të Kosovës për shpronësim, u miratua nga Kuvendi i Komunës së Drenasit.
Pika e pestë, propozim i draft rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, pas shumë diskutimesh, u miratua me ndryshime.
Pika e gjashtë, propozim ndryshimi i statutit të Komunës së Drenasit, u plotësua komisioni për ndryshim të statutit, pas shumë diskutimesh u vendos të dal në diskutim publik.
Pika e shtatë, propozim vendim për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës, në shfrytëzim afatgjatë dhe afatshkurtër në përbërje prej shtatë anëtarësh, tre nga ekzekutivi, tre nga Kuvendi Komunal dhe një ekspert nga shoqëria civile:
Flutura Avdiu,
Idriz Hysenaj,
Safet Hoxha,
Qendrim Mulaj,
Sabrie Kukaj,
Petrit Gashi dhe
Arben Kuliqi.
Gjithashtu pika e nëntë e rendit të ditës, plani i integritetit 2018-2020 u miratua unanimisht.
