Aktuale
Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës kalon pa firmën e Presidentit

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nuk ka firmosur dekretin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Megjithatë, ligji është konsideruar i miratuar dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare, pasi Meta nuk e ka kthyer mbrapsht atë në Kuvend, çka ka bërë që ligji të miratohet në heshtje.
Kujtojmë që PD dhe LSI kishin votuar kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës.
Ligji i publikuar sot në Fletoren Zyrtare pa firmën e Ilir Metës.
Procedura e negocimit të ligjit Procedura e negocimit për lidhjen e kontratës do të ndiqet nga komisioni i negocimit të kontratës, i ngritur me urdhër të Kryeministrit, i cili kryesohet nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në përbërje të tij ka anëtarë, përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Avokatura e Shtetit, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe përfaqësues nga institucione të tjera që gjykohen të nevojshme, i cili llon negociatat brenda 45 ditëve nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji. Komisioni i negocimit të kontratës vlerëson dhe negocion me shoqëritë “Cengiz Construction & Kalyon & Kolin Construction” propozimin e paraqitur prej tyre dhe harton projektkontratën finale të negociuar nga palët, shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave.
Komisioni i negocimit të kontratës mund të asistohet nga një konsulent, i përzgjedhur sipas një procedure të veçantë, të përshpejtuar, që miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Projektkontrata, e shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda një afati prej 90 ditësh nga data e nisjes së negociatave i dërgohet për nënshkrim Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Nënshkrimi i kontratës
Nënshkrimi i kontratës nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë bëhet brenda afatit kohor prej 10 ditësh nga data e marrjes së projektkontratës dhe relacionit përmbyllës të negociatave.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Energjisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mund t’i kërkojnë komisionit të negocimit të kontratës rishikimin e projektkontratës. Ky komision duhet të rinegociojë dhe t’ua paraqesë për nënshkrim ministrave projektkontratën të shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda afatit kohor prej 30 ditësh duke filluar nga data e kthimit.
Miratimi i kontratës
Ministri i Infrastrukturës, Energjisë dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë dërgojnë për miratim në Këshillin e Ministrave projektligjin e hartuar nga komisioni i negocimit të kontratës, brenda 10 ditëve nga data e nënshkrimit të saj
Kontrata miratohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Data e hyrjes në fuqi e kontratës do të jetë data e hyrjes në fuqi të ligjit, pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
