Connect with us

Aktuale

Të pasurit përfituan nga Falja e Borxheve me ligj

Published

on

Instituti GAP ka mbajtur tryezë diskutimi ku është prezantuar analiza me titull “Efektet e Ligjit për faljen e borxheve”.

Berat Thaqi, analist i politikave në Institutin GAP, theksoi se Ligji për Faljen e Borxheve ishte miratuar si instrument fiskal me anë të të cilit qeveria shpresonte të falë dhe shlyejë borxhet e qytetarëve dhe bizneseve dhe të stimulojë konsumatorët për pagesa të rregullta të detyrimeve ndaj shtetit në vitet që pasojnë.

Sipas tij, Ligji për Faljen e Borxheve më shumë i ngjan një lehtësimi administrativ për institucionet se sa faljes ligjore të borxheve, meqenëse borxhet ishin parashkruar apo vjetërsuar dhe për to nuk mund të ngrihej padi.

Ai gjithashtu theksoi se për dallim nga Kosova, shtetet si Maqedonia dhe Kroacia kanë miratuar nisma ligjore për faljen e borxheve të familjeve nën asistencë sociale pa kushtëzime.

Nora Jusufi, hulumtuese në Institutin GAP, theksoi se procesi i faljes së borxheve në Kosovë nuk ka qenë transparent dhe nuk është raportuar saktë.

“Komisioni për mbikëqyrjen e faljes së borxheve në Ministrinë e Financave nuk ka arritur të sigurojë raporte nga të gjitha ndërmarrjet publike dhe institucionet shtetërore dhe të dhënat për faljen e borxheve nuk kanë qenë të qasshme për publikun. Megjithatë, sipas të dhënave të mbledhura nga Instituti GAP nga dhjetë ndërmarrje publike dhe dy institucione shtetërore, janë falur rreth 56% e borxhit të mbledhur deri në fund të vitit 2008. Ndërkaq, për periudhën 2009-2014, janë shlyer 30% e borxheve”, ka thënë Jusufi.

Përfituesit më të mëdhenj të ligjit, sipas saj, ishin qytetarët me të hyra mujore të larta krahasuar me ata me më pak të hyra.

Hulumtuesja Jusufi tha se Ligji u vlerësua si pjesërisht i suksesshëm për shkak të gjendjes së dobët ekonomike të qytetarëve dhe mungesës së efikasitetit të gjyqësorit.

Kjo analizë i rekomandon Ministrisë së Financave të publikojë të dhënat e detajuara për faljen e borxheve, ndërsa Qeverisë së Kosovës që të falë me automatizëm borxhet që kanë familjet nën skemën e asistencës sociale deri në vitin 2008, si dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit që ta bëjë auditimin e rregullsisë për procesin e faljes dhe shlyerjes së borxheve.

Fatmir Gashi, zëvendësministër i financave, u pajtua me të gjeturat e Institutit GAP ku theksoi se edhe vetë ministria nuk i ka ende numrat përfundimtar. Ai theksoi se ky ligj ndihmoi të falet borxhi që deri në 2008 ishte administruar nga rregulloret e UNMIK-ut.

Por, sipas tij, trend shqetësues pas procesit të faljes së borxheve mbetet që për vitin 2016 dhe 2017 në ATK janë rritur borxhet. Gashi theksoi që nuk do të ketë më falje të borxheve, dhe se ministria do të publikojë listën e bizneseve që nuk paguajnë tatim.

Besnik Osmani, auditor i përgjithshëm, u zotua se rekomandimi i Institutit GAP për auditimin e performancës së ligjit për faljen e borxheve do të jetë pjesë e planit të punës për vitin 2018/2019.

Sipas Osmanit, menaxhimi i ligjit ka qenë i paqëndrueshëm pasi dështimi kryesor është bërë në zbatimin e nenit 5 të ligjit që kërkon nga të gjitha ndërmarrjet publike dhe institucionet shtetërore të krijojnë listat e personave që do të mund të përfitonin nga ky ligj. Sipas tij, vetëm ATK dhe Dogana kanë përpiluar listat e tyre.

Raif Preteni, drejtor i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, tha se në këtë sektor niveli i performancës nga viti 2015 në vitin 2016 është rritur nëse merret parasysh rritja në shkallën e inkasimit që vjen si rezultat i ligjit për faljen e borxheve. Rritja më e dukshme ishte nga viti 2015 në 2016, ku në vitin e mëparshëm shkalla e inkasimit ishte 74% ndërsa në të dytin 86%.

Në këtë tryezë morën pjesë edhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike, komunave dhe institucione të tjera publike.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending