Aktuale
Ministria e Infrastrukturës jep mbështetje financiare për infrastrukturën në Kamenicë
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati për mbështetje financiare për infrastrukturën rrugore.
Ministri Lekaj në fjalimin e tij thënë mediave, theksoi se Ministria e Infrastrukturës ka një fizibilitet të qartë për infrastrukturë rrugore dhe jo vetëm sa për të hedhur asfalt.
“Ne sot me Kastrati, nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për mbështetje financiare në infrastrukturë rrugore. Ne u zotuam para kryetarit dhe para bashkëpunëtorëve, se ne do të jemi mbështetës në infrastrukturën rrugore si Qeveri e Kosovës, e në këtë rast si Ministri e Infrastrukturës dhe na bënë të ndihemi mirë që sado pak, mund të përmirësojmë kushtet në infrastrukturë, e të cilat kanë ndikim pozitiv për qytetarët e Kamenicës. Vlenë të theksohet që Ministria e Infrastrukturës ka një fizibilitet të qartë për infrastrukturë rrugore dhe jo vetëm sa për të hudhur asfalt. Ne biseduam edhe me kryetarin e Kamenicës, që në të ardhmen të kenë infrastrukturë rrugore edhe aty ku do të mund të zhvillohet turizmi”, deklaroi ministri Lekaj.
Ndërkaq, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, e falënderoi ministrin Lekaj për vizitën e bërë si dhe për mbështetjen e ofruar nga Ministria e Infrastrukturës, duke uruar që të ketë një mbështetje edhe më të madhe.



