Aktuale
Donald Trump në “murin e ndarjes” të Bethlehemit
Në pjesën e “murit të ndarjes” në Bethlehem, janë vizatuar grafite gjigante me presidentin amerikan Donald Trump.
Në grafitin e parë, shfaqet Trump duke përqafuar kullën e rojes izraelite me emotikone në formë të zemrës, ndërsa në të dytin, Trump është shfaqur sikur është duke thënë “Do ta ndërtoj një vëlla tëndin”, shkruan AA.
Autori i grafiteve është i panjohur, mirëpo ajo që tërheq vëmendjen është mënyra me të cilën janë bërë që lë të supozohet se janë vepër e artistit të famshëm rrugor Banksy.
Gjatë fushatës parazgjedhore, presidenti amerikan premtoi se do të ndërtojë një mur në kufirin me Meksikën me të cilin do të “parandalohen veprime të paligjshme”, ndërkohë që për pagesën, tha se do ta bëjë Meksika.
Të enjten, “Washington Post” botoi një transkript të bisedës telefonike mes Donald Trump dhe presidentit meksikan Enrique Nieto Pena të zhvilluar më 27 janar, në të cilën Trump kërkon nga Nieto të mos flas publikisht se Meksikës nuk i bie ndërmend të paguaj ndërtimin e murit.
Transkripti thotë: “Shiko Izraelin, Izraeli ka një mur, ndërsa të gjithë i thoshin se nuk ka dobi prej mureve”. Ai tha gjithashtu tha se muri pengon kalimin të rreth 99 për qind të njerëzve.
-
Infrastrukturë3 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë3 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale3 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë3 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
You must be logged in to post a comment Login