Featured
Dritaret si një investim i duhur për shtëpinë tuaj
Dritaret bëjnë pjesë në investimet e vetme në shtëpi që mund të quhet investim i kthyeshëm, dhe të cilat sjellin profite materiale nëse kanë një kualitet të mirë.
Izolimi i mirë termik dhe akustik janë faktorët kryesor që ndikojnë në uljen e shpenzimit të energjisë për ngrohje apo ftohje. Nivel më të lartë izolues ofrojnë profilat që kanë më shumë dhoma izoluese.
Përdorimi i xhamit të dyfishtë tashmë është i zakonshëm, e për kërkesa më të larta të konsumatorëve aplikohen xhamat e trefishtë. Nëse hapësira në mes xhamave mbushet me gazra inerte kripton ose argon niveli i izolimi termik arrin vlera të shkëlqyeshme e që i shprehur në numra do të thotë koeficient të kalimit të nxehtësisë deri në U=0.5 W/m2K.
Ky koeficient duhet të merret parasysh jo vetëm për xhamin por edhe për profilat dhe për dritaren në tërësi.
Duke e parë rëndësinë e dritareve dhe interesin për kualitet më të lartë të jetës, shqyrtimi i të gjithë këtyre faktorëve është shumë i nevojshëm dhe aspak i lehtë.
Prandaj para se të vendosni se ku do ti porositni dritaret vërtetoni se prodhuesi i juaj i zgjedhur a e ofron kualitetin e zgjedhur të elementeve përbërëse si; profila të klasës A, përforcim adekuat, xham të nivelit të kërkuar , montim adekuat dhe dritare me veti izoluese të dëshiruar.
Të gjitha këto elemente duhet ti bashkoj prodhuesi i dritareve. Për sigurinë tuaj ju duhet të mbështeteni te prodhuesi serioz e me eksperiencë, dhe me ekip të kualifikuar profesionalisht.
Profesionistët janë ata që nxjerrin një produkt të mirë.
Dritaret kualitative, funksionale dhe të disenjuara mirë janë investim i rëndësishëm për shumë vite në shtëpinë të cilën ju jetoni.
You must be logged in to post a comment Login