Arkitekturë
Ja çfarë duhet ditur para se te fillohet me projektimin e një kishe apo xhamie
Para fillimit të fazave projektuese të ndonjë institucioni fetar çoftë kishë apo xhami, personi i cili do të bëjë planin e ndërtimit të tyre do të ishte mirë të jetë njohës i fesë përkatëse.
Kjo për arsye që të di të përshtatë stilin e ndërtimit të institucionit me vetë fenë, përndryshe do të jetë e vështirë kjo lloj përshtatjeje.
Këto lloj projekte të cilat zhvillohen kohët e fundit synojnë të jenë moderne me çdo kusht. Por, stili modern shpeshherë brenda vetës përfshinë shumë çka. Kjo për faktin se kur është fjala vetëm tek projektimi i kishave të stilit modern hynë edhe stili i barokut, stili gotik, stili i mesjetës dhe stile të tilla të cilat ishin ndër më të preferuarit të asaj kohe.
Mirëpo, tani koncepti për arkitekturën e institucioneve fetare ka ndryshuar kjo falë zhvillimit dhe evoluimit të shoqërisë por edhe të arkitekturës njëkohësisht. Duke pasur parasysh se arkitektura i përshtatet shoqërisë që të dyja po e zhvillojnë njëra- tjetrën.
Stili i ri me të cilin tani projektojnë arkitektët është krejtësisht modernia. Veçanërisht, tek kishat vihet re se ndërtimet arkitektonike të cilat janë bërë mundohet të iu ikin dekorimeve të shumta të cilat kohë më parë kanë qenë jashtëzakonisht të përdorshme tani nuk janë.
Tani kishat projektohen në mënyrë sa më të thjeshtë pa shumë kompleksitet. Por, siç mund të vërehet deri më tani një gjë e tillë nuk vlen edhe për xhamitë pasi ato vazhdojnë edhe më tutje të jenë të stërmbushura me dekorime, dritare të shumta me dizajnë, ndërtimi i xhamisë të jetë harqe harqe etj.
Edhe përkundër kësaj shoqëria po iu përshtatet ndryshimeve dhe kështu po shkojnë çdo herë e më shumë drejtë së thjeshtës duke u larguar nga shumëllojshmëria e gjërave brenda ndërtesave.
Të paktën kjo po vihet re tek institucionet fetare…
You must be logged in to post a comment Login