Featured
Kulla e Junikut që ngjall nostalgji

Emocionet me të cilat flet nuk e fshehin mallin e nostalgjinë që ka për kullën që iu dogj nga serbët, në luftën e fundit në Kosovë 1998/99.
Hysen Shehu, që me moshë ka shkelur të ’60-at, e kujton në detaje se si ka qenë kulla dikur. Krenohet me pak artefakte që i kanë mbetur e që janë shumë të vlefshme jo vetëm për të, shkruan Koha Ditore.
Kulla e tij në Junik, tash është ndër pak objektet e këtij lloji që kanë mbetur pa u rrafshuar tërësisht. Juniku që dikur kishte rreth 60 kulla, tash numëron dhjetëfish më pak.
Kjo e familjes Shehu pas luftës është restauruar nga jashtë, por brenda mbetet e zbrazët. Hysen Shehu e ka një peng.
“Edhe me dek s’e kam problem, veç me pas mundësi që ty dhe mysafirët e tjerë t’i pres edhe njëherë në odë, te oxhaku i ndezur”, thotë ai.
E kur tregon se si ishte ruajtur kulla ndër vite, përmend thyerjen “e rregullit tradicional”. Në odën e kësaj kulle kurrë nuk është shti me armë. Thotë se këtë nuk e kishin lejuar as të parët e tij, e as ai. “Ma parë kisha leju dikë me shti në gjoksin tim, se sa në odë”
