Arkitekturë
Ramku: Fakultetet e Arkitekturës janë në gjendje shumë të keqe

Bekim Ramku është arkitekt nga Prishtina që është drejtor i Festivalit Kosovar të Arkitekturës dhe është i anagazhuar si konsulent i Bankës Botërore në një projekt të madh në Shqipëri.
Uran Haxha
Ai në intervistë për Ndërtimi.info, ndër të tjera ka folur për edukimin e fushës së arkitekturës në Kosovë, ku ka thënë se universitetet, përkatësisht fakultetet e arkitekturës janë në gjendje shumë të keqe dhe për këtë ka një fajtor.
“Janë në gjendje shumë të keqe universitetet, në këtë rast fakultetet e arkitekturës. Kështu që është ai rasti që atyre u është lejuar që të krijojnë këtë komoditet, por agjencioni i akreditimit duhet të jetë më rigoroz, të përcaktojë çka duhet të përmbajë biblioteka e arkitekturës, çka duhet të përmbajë një laborator i arkitekturës”, tha Ramku.
Sipas tij, sot prodhohen arkitektë të paaftë të kryejnë punë e tyre, për të cilën thirren, raporton Ndërtimi.info.
“Ne jemi duke prodhuar për momentin arkitekta, që realisht nuk dijnë që ta prodhojnë një prerje të thjeshtë në studio. Nxjerrim arkitekta që nuk janë të gatshëm për treg vendor, e leje më për treg global. Jemi vend shumë i vogël, prodhojmë shumë arkitekta, që do të ishte pozitive sikur të ishin të përgatitur si duhet dhe kishin mundur lirisht në Gjermani a Zvicërr”, shtoi Ramku.
Për këtë ai ka thënë se nuk duhet të fajësohen studentët, pasi ata mësojnë atë që u servohet. Për më tepër, Bekim Ramku ka treguar se përgjatë punës së tij më parë si asistent në një fakultet privat ka parë shumë raste që studentët janë të interesuar të mësojnë jashtë kurrikulës dhe të hulumojnë në gjëra të reja. Por, gjërat e reja studentëve po u mungojnë në fakultet, e sipas tij, janë disa softwear që tashmë është koha të futen në kurrikula.
“Janë disa softwear që në botën e sotshme të arkitekturës duhet të dihen. Ato duhet të shtohen në kurrikulën e shkollave dhe t’u jepet hapësirë. Studentët duhet të lexojnë sa më shumë”, u shpreh arkitekti Bekim Ramku.
Intervista e plotë më poshtë:
