Aktuale
Rruga Matiqan-Butovc me baltë e gropa, përgatitjet për asfaltim u bën dy vjet më parë
Afro 10 kilometra është gjatësia e rrugës që nga Matiqani kalon prapa Gërmisë, nëpër Butovc, e më pas lidhet më Kolovicën.
Por, ajo ende mbetet e paasfaltuar, edhe pse punimet në të kanë filluar para dy vjetësh.
Megjithatë, në punimet e nisura atëkohë, të cilat kushtuan mbi 400 mijë euro, sipas dosjes së tenderit, nuk parashihej asfaltimi, por vetëm punët përgatitore.
Por, asfaltimi i rrugës, e cila lehtëson lidhjen e kryeqytetit me fshatin që njihet për gjelbërimin dhe ajrin e pastër, është edhe kërkesë e atyre që e shfrytëzojnë atë.
Pos gropave që janë hapur, në skajet e kësaj rruge janë krijuar edhe mini-deponi të mbeturinave inerte.
Në Komunën e Prishtinës thonë se gjithçka po shkon sipas planit e pa asnjë vonesë.
Madje, sipas tyre, tashmë janë hapur proceduarat e prokurimit për asfaltimin e kësaj rruge.
Adonis Tahiri, zëdhëndës i komunës së Prishinës ka premtuar zgjidhje edhe për mbeturinat inerte në skajet e rrugës, duke thënë se ato do të largohen.
-
Aktuale3 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë3 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë3 days ago
Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi
-
Infrastrukturë3 days ago
Foster + Partners zbuloi planet kullën zyre prej 140,000 metra katrorë në Nju Jork
-
Infrastrukturë3 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?
-
Infrastrukturë3 days ago
Kur është hipokrizi simbolizmi arkitektonik?
-
Infrastrukturë3 days ago
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova