Connect with us

Aktuale

Një miliard euro borxh publik

Published

on

Borxhi publik i Kosovës ka arritur shifrën e përgjithshme mbi një miliard euro. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, borxhi publik në vitin 2016, ishte 852.7 milionë euro ose 13.9 përqind më i lartë se në vitin 2015-të.

Por përkundër rritjes, ky nivel i borxhit e mbanë Kosovën në pozitën e vendit me shkallën më të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, ka thënë për KosovaPress se borxhi është rritur gradualisht për dhjetë viteve e fundit.

“Kosova ka borxhin më të vogël publik, është një borxh i cili në qoftë se e masim gjatë dhjetë viteve që nga dita e shpalljes së pavarësisë deri më sot është një borxh që është rrit gradualisht, i cili e kap vlerën e 998 milionë euro, ose kthyer në përqindje kap 15.6 % të GDP-së, që është një borxh që ende është i ulët krahasuar me normën të cilën e parasheh ligji“, tha Rafuna.

Sipas tij, ligji për borxhin publik e parasheh që ky borxh mund të shkojë deri në 40 % të Bruto Produktit Vendor, ndërsa thotë se borxhi është i trashëguar nga viti 2008-të.

Ai ka shtuar se nëse menaxhohet mirë nuk paraqet ndonjë rrezik.

“Borxhin e kemi trashëguar në fillim të viteve 2008-2009-të, pas shpalljes së pavarësisë dhe pas anëtarësimit në Bankën Botërore. Që nga ajo periudhë ka filluar për arsye se kemi trashëguar disa borxhe nga Banka Botërore, kështu që është rrit gradualisht por ende është në masën shumë të ulët….

Rrezik asnjëherë nuk ka në qoftë se menaxhohet në mënyrë të mirë siç është duke u menaxhuar tani. Në qoftë se merret një borxh i cili më pas investohet dhe ai borxh ose ajo kredi kthehet në zhvillim ekonomik, asnjëherë nuk paraqet problem për ta menaxhuar“tha Rafuna.

Ish-ministri i financave, tash shef i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se sa ishte në Qeveri kanë ndërruar ligjin në mënyrë që të mos ketë mundësi asnjë qeveri të hy shpejt në borxh publik i cili mund të jetë në të ardhmen barrë për buxhetin e shtetit.

“Tek borxhi publik ne e kemi bërë sa kemi qenë në Qeveri ndërrimin e ligjit dhe e kemi futë atë klauzolë të investimeve në mënyrë që të mos ketë mundësi asnjë qeveri që të hy shpejt në borxh publik i cili mund të jetë në të ardhmen barë për buxhetin e shtetit.

Normalisht me ligjin ekzistuese ne e kemi të kufizuar me 40 % po me këtë klauzolë investimeve ne e kemi kufizuar edhe në maksimumin në 30 % në 10 vitet e ardhshme ose nga 2 % çdo vit sa mund të rritet borxhi publik. Ajo që mbetet të punohet në këtë drejtim në rregullimin, zhvillimin, implementimin më të mirë të këtyre stabilizatorëve ekonomik. ..Atëherë u patëm munduar që ta diversifikojm pak borxhin publik ta balancojmë mes huazimit të brendshëm dhe atë të jashtëm”, tha Hoti.

Ndërsa, anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, thotë se Kosova llogaritet si vendi që nuk ka shumë borxh publik. Jemi diku 14 deri në 15 % të Bruto Produktit Shoqëror që konsiderohet që është në limitet e ulëta të borxhit publik.

“Fatmirësisht Kosova llogaritet si vendi që nuk ka shumë borxh publik. Ne jemi diku 14 deri në 15 % të Bruto Produktit Shoqëror që konsiderohet që jemi në limitet e ulëta të borxhit publik. Shumë projekte janë marrë për investime kapitale sidomos këto të fundit për ndërtimin e disa rrugëve, për ndërtimin e impianteve, për pastrimin e ujërave, që ishte kjo e fundit me franceze dhe disa projekte që janë të domosdoshme të cilat nuk kemi mund me i mbulua me buxhet të Kosovës.

Po ajo që është shumë e rëndësishme projektet kryesore, projektet më të mëdha të infrastrukturës rrugore janë mbulua me mjetet nga buxheti i Kosovës”, tha ai.

Ndryshe sipas të dhënave të  Bankës Qendrore të Kosovës, në fund të vitit 2009, është miratuar Ligji për Borxhin Publik që i mundëson Qeverisë së Kosovës të hyjë në obligime kreditore për të financuar deficitin eventual buxhetor, si dhe i bënë të mundur emetimin e letrave me vlerë.

Në bazë të këtij ligji, borxhi publik i Kosovës nuk mund të kalojë shumën prej 40 përqind të PBB-së.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending