Aktuale
Kadriu thotë se s’merren me “fjalë kafesh”, traseja e “Autostradës për Gjilan” nuk ndryshon

Zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu ka mbajtur konferencë edhe njëherë për autostradën e Gjilanit.
Ai tha se ministria nuk merret me fjalë të kafeve dhe se do të vazhdohet me profesionalizëm, raporton Ndërtimi.info.
“Për arsye të sqarimit të disa zërave për ndërrim të trasesë tha se janë për me sqarua çështjen politike dhe profesionale. Në aspektin politik ne si ministri kemi dashtë që çdokush që ka interes personal dhe bisedave në kafene të mos ndikojnë në punën tonë. Ne do ta vazhdojmë me profesionalizëm. Ne e kemi gjetë punën në gjysmë dhe ne kemi marr masa sepse autostrada ka qenë e nevojshme. Ne ketë proces e kemi shty me fuqi” tha ai.
Gjithashtu ai tha se kjo punë po niset e që është më e mira po niset me çmimin më të ulët dhe në këtë mënyrë po shpëtohet buxheti i Kosovës.
Ai, tutje tha se janë në përgatitjet e fundit që në mars të nisin punimet dhe nuk do merren me falët e kafeneve dhe me marrëveshjet me ish-ministrin.
Kadriu ka thënë se traseja nuk do të ndryshohet.
Traseja nga Bresalci do të ketë lidhje me autostradën për Shkup, “Arbën Xhaferi” dhe lidhje deri te Qendra Tergtare “Albi Mall”.
Ai ka thënë se çka do të duhet që të lidhet me unazën e qytetit, sepse ende nuk është unaza e qytetit dhe do të mund të zvarriste, shkruan Ndërtimi.info.
Ai këmbëngul që Qeveria Haradinaj dhe Lekaj nuk e kanë prek këtë projekt.
Kurse në lidhje me atë se kostoja më e ulët a do të mund të përfundojë duke kërkuar para shtesë ai tha se kjo vetëm mund të paragjykohet dhe se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.
Ndërsa për kërkesën e 8 operatorëve ekonomik që kanë bërë në Gjykatën Supreme tha se ata kanë të drejtë të bëjnë ankesë.
