Connect with us

Aktuale

Lladrovci akuzohet për dallavere me rrugën Skenderaj-Drenas-Komoran, kërkohet tërheqja e Bekim Jasharit

Published

on

Asamblisti në Kuvendin Komunatl të Drenasit, Xhavit Drenori ka dal kundër marrëveshjes së nënshkruar mes kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz lladrofci dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari për vazhdimin e asfaltimit të rrugës me katër korsi, Skenderaj-Drenas-Komoran, shkruan Ndërtimi.info.

Ai, është drejtuar me një letër kryetaritë të Skenderajt, Bekim Jasharit që të heq dorë nga kjo marrëveshje që sipas tij e zgjatë rrugën për 15 kilometra.

Sipas Drenorit, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka bërë dallavere që ta devijojë trasenë  dhe të kalojë Klinë e Epërme–Skenderaj–Drenas–Komoran.

E gjithë kjo sipas Drenorit është bërë me qëllim të ofrimit të rrugës afër pronave të tij private që kishte blerë nga një qytetar që ky i fundit i kishte privatizuar nga AKP-ja në fshatin ndërmjet Drenasit dhe Komoranit.

Drenori tutje thekson se ky variant është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.

Për të kundërshtuar këtë projekt, asamblisti në Kuvendin Komunal të Drenasit, ka thënë se do të mbledhin nënshkrime edhe nga banorët që të dëshmohet se varianti Klinë e Epërme – Skenderaj – Drenas – Kroi i Mbretit dhe jo ai Klinë e Epërme–Skenderaj–Drenas–Komoran.

Ai, ka numëruar edhe disa arsye në të cilat e mbështet kundërshtimin e variantit aktual të rrugës Skenderaj-Drenas-Komoran

Më poshtë gjeni letrën e plotë të xhavit Drenorit drejtuar kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari.

Letër e hapur Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari

Shumë i nderuar Kryetar i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari,

Mora shkas nga deklarata e Juaj dje me rastin e vizitës së Ministrit të Infrastrukturës, z. Pal Lekaj dhe nënshkrimin e marrëveshjes nga ana e Juaj dhe homologut të Juaj nga Komuna e Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, për vazhdimin e asfaltimit të rrugës me katër korsi, Skenderaj-Drenas-Komoran.

Me 10 janar 2018 ju pata drejtuar me një kërkesë për takim, përmes e-mail zyrtar (foto 1 e bashkangjitur me këtë postim) për t’ju sqaruar rreth fakteve që kisha mbledhur rreth dallavereve që z. Lladrovci po përpiqet t’i bëj duke devijuar trasenë me katër korsi nga, drejtimi: Klinë e Epërme–Skenderaj–Drenas–Kroi i Mbretit, drejtim ky i rekomanduar nga Kompania projektuese “Infratek”, e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës (Foto 2 e bashkangjitur me këtë postim) dhe miratuar nga Komisioni përkatës i po kësaj Ministrie si varianti më i favorshëm (Foto 3 e bashkangjitur më këtë postim),  në drejtimin: Klinë e Epërme–Skenderaj–Drenas–Komoran, me qellim të ofrimit të rrugës afër pronave të tij private që kishte blerë nga një qytetar që ky i fundit i kishte privatizuar nga AKP-ja në fshatin ndërmjet Drenasit dhe Komoranit.

Të ju përkujtoj z. Jashari,

Kompania projektuese “Infratek”, e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës në vitin 2014 (Foto 2 e bashkangjitur me këtë postim) ishte paguar nga taksapaguesit tanë në vlerë prej 33,524.00 euro dhe kishte rekomanduar variantin më të lirë dhe të përshtatshëm për ndërtimin e trasesë me katër korsi, e cila ishte edhe në përputhje të plotë edhe me kërkesën e ish Kryetarit të Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku dhe ish Nënkryetarit të Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura (Foto 4 e bashkangjitur me këtë postim), meqë ky variant do të shkurton gjatësinë Skenderaj-Prishtinë (rreth 15 kilometra vajtje –ardhje në krahasim me variantin që dëshiron të realizoj z. Lladrovci).

  1. Jashari,

Është në dorën e Juaj vendimi, se a dëshironi që qytetarëve të Skenderajt (punëtorë e studentë që udhëtojnë për çdo ditë nga Skenderaj për në Prishtinë dha anasjelltas) t’ju shkaktoni rreth 15 kilometra rrugë më shumë apo më pak?! Prandaj ju lutemi që të në bazë të argumenteve të faktuara dhe përgjegjësisë së Juaj, nga pozita e Kryetarit të Skenderajt për të përfaqësuar interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Skenderajt, të hiqni dorë nga kjo marrëveshje e dëmshme për qytetarët e Komunës së Skenderajt dhe një pjesë të madhe të qytetarëve të Komunës së Drenasit dhe të kërkoni që traseja me katër korsi të vazhdoj sipas projektit të miratuar nga Ministria e Infrastrukturës, variant kjo që do të shkurtonte për rreth 15 kilometra rrugën Skenderaj-Prishtinë dhe anasjelltas.

Një numër i konsiderueshëm i Anëtarëve të Kuvendit Komunal në Drenas dhe shumë qytetarë të Komunës sonë tashme janë në dijeni rreth dallavereve rreth devijimit të trasesë me katër korsi, që Kryetari e Komunës së Drenasit, z. Lladrovci dëshiron të ndryshoj për interesa puro personale dhe së shpejti do fillojmë të mbledhim edhe nënshkrime nga banorët e të gjitha fshatrave që shtrihen ndërmjet Skenderajt dhe Drenasit për të dëshmuar se drejtimi/varianti: Klinë e Epërme – Skenderaj – Drenas – Kroi i Mbretit, është më i pranuari për ta dhe jo varianti i kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës nga Kryetari Lladrovci dhe ish Kryetari i Skenderajt, z. Sami Lushtaku, (kërkesa e dorëzuar në Ministri me datë 20.11.2017. Foto 5 e bashkangjitur me këtë postim), dhe për çudi që të dy këta ishin thirrur në kërkesën e banorëve të komunave reciproke pa mbajtur kurrë takim me ta rreth kësaj çështje.

Për ne në Komunën e Drenasit varianti i z. Lladrovci është i papranuar edhe për këto arsye:

  1. Zgjatë distancën e rrugës për rreth 15 kilometra Drenas-Prishtinë, vatje-ardhje. E më këtë edhe koston;
  2. Ndikon jashtëzakonisht negativisht në cilësinë e mjedisit (cilësinë e ajrit), meqë qarkullimi i mjeteve motorike i ofrohet qendrës së qytetit;
  3. Detyron makinerinë e rënde të fabrikës së Feronikelit që t’i ofrohet qendrës së qytetit (zhurma, dëmtimi i mjedisit);
  4. Detyron të gjitha mjetet e transportit që lëvizin për në Komoran që nga katër korsi të kalojnë mbi urën/mbikalimin në Komoran, sado që një i tillë sipas eksperteve të komunikacionit nuk i plotëson as për se afërmi kriteret;
  5. E futë Komunën tonë në probleme jashtëzakonisht të mëdha / të përballueshme financiare për kompensimin e dëmit për banorët e fshatrave Korroticë e Epërme, Vasilevë dhe Poklek i Vjetër, meqë projekti i trasesë Kroi i Mbretit – Drenas tashmë ka filluar dhe punimet kanë prekur një numër të madh të pronave private dhe nëse veç traseja devijohet në drejtimin e kërkuar nga z. Lladrovci, Ministria nuk do të paguaj dëmet e pronave private në fshatrat e lartshënuara dhe kjo barrë do të bije mbi komunën tonë (taksapaguesit e varfër të komunës sonë).
  6. Jashari,

Mbesim me shpresën që do ta rishqyrtoni vendimin/marrëveshjen e Juaj në lidhje me këtë çështje dhe ju lutemi që për çdo informatë shtesë të na kontaktoni pa hezitim.

Me nderime

Xhavit Drenori

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending