Featured
Do të aplikojë në BERZH për tri projekte infrastrukturore

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci priti në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Arianit Blakaj dhe Bekim Muaremi.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi në lidhje me projektin “Zona Industriale II”, në Drenas. Gjatë takimit u diskutua rreth rregullimit të infrastruktures në 62 ha si dhe shpronësimit të 32 ha për vendosjen e Stadiumit Kombëtar, raporton InfoKomuna.
Në këtë takim po ashtu është diskutuar edhe rreth mundësisë së aplikimit me projekte të Komunës së Drenasit në BERZh dhe procedurat e konkurrimit.
Kryetari Lladrovci ka njoftuar të pranishmit se Komuna e Drenasit është duke u përgatitur që së paku me tri projekte për konkurrim në BERZh, duke filluar nga kolektorët e ujërave të zeza me impiant, rregullimin e shtratit të Lumit “Drenica” dhe financimi i projektit të pendës së ujëmbledhësit të rrjedhjes së lumit në fshatin Vërboc, që do të shërben për grumbullimin e ujit për pije dhe ndaljen e vërshimeve nga kjo rrjedhje.
