Aktuale
Flet zv.ministri i Infrastrukturës për aksidentin me fatalitet, që u tha se ishte shkaktar rruga
Të hënë e 19 shkurtit tri femra gjetën vdekjen dhe mbetën të lënduar katër persona, si pasojë e një aksidenti në magjistralen Istog-Pejë, saktësisht në fshatin Baicë.
Rruga në të cilën ndodhi aksidenti me fatalitet ka disa kthesa, e ku mungon sinjalizimi dhe ndriçimi. Duke u bazuar në këtë u tha se aksidenti u shkaktua si pasojë e gjendjes së rrugës.
E, në lidhje atë se shakatar i aksidenteve në këtë pjesë mund të jetë rruga, Ministria e Infrastrukturës tashmë ka filluar të ndërmarrë veprime.
Zëvendësministri, Idriz Selimaj ka thënë për Ndërtimi.info se ministria ka formuar komisionin e ekspertëve për vlerësim të gjendjes së kësaj rruge. Ai, ka bërë të ditur se pas vlerësimit të komisionit nëse do të jetë nevoja do të bëhet edhe sanimi i kthesës së madhe në këtë rrugë ku ndodhi aksidenti.
“Ne kemi dalë në vend të ngjarjes bashkë me ekspertët. Bashkë me neve janë edhe Policia e Kosovës. Nga ajo që shihet dhe që ka raportuar policia, aksidenti është shkaktuar pasi automjeti nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe kushtet atmosferike. Ne jemi të pikëlluar për këtë humbje të njerëzve. Është e vërtetë që kthesa është e rrezikshme dhe për këtë kemi krijuar një komision, i cili do të marrë të gjitha të dhënat dhe do ta rindërtojmë për të hequr rrezikun”, ka theksuar ai.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti u shkaktua si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë me gjendjen e rrugës.
“Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i veturës BMË ishte duke qarkulluar nga Istogu në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Baicë duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës si dhe shpejtësisë për një moment humb kontrollin mbi automjet dhe godet veturën VOLVO në pjesën ballore i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Istog”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Aktuale
Si arritën të lirohen nga akuza për korrupsion Betim Reçica dhe tre zyrtarët tjerë lidhur me tenderin për Autostradën e Gjilanit?
Aktuale
Kosova shqyrton me Poloninë mundësinë e hapjes së rrugës për importin e drithërave
Aktuale
Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë1 day ago
Raporti i kredive me probleme për blerjen e pronave nga individët u rrit vitin e kaluar
-
Auto2 days ago
Kërkesa për vetura elektrike kineze po rritet
-
Infrastrukturë2 days ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Auto2 days ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit
-
Ambienti1 day ago
Nga prilli deri në dhjetor 2023, temperatura mesatare e sipërfaqes së detit ishte shumë mbi mesatare
-
Aktuale22 hours ago
Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme