Aktuale
Hekurudha që lidh Maqedoninë dhe Bullgarinë, finalizohet në vitin 2025

Mbaron projekti për tenderimin dhe ndërtimin e hekurudhës Kriva Pallankë deri tek pika kufitare Deve Bair që do të lidh Republikën e Maqedonisë dhe atë të Bullgarisë. E cila do të mundësoj edhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
Projekti pritet të finalizohet në vitin 2025 ndërsa janë siguruar vetëm 60 milion euro prej 350 të nevojshme për realizimin e plotë të këtij projekti.
Ministri I transportit dhe lidhjeve Sugareski tha se mjetet tjera të nevojshme do të sigurohen nga financat ndërkombëtare. Ai shtoi se janë të vetëdijshëm për realizimin e pjesës së mbetur të projektit. Ndërtimi I seksionit Kumanovë- Belakovce pritet të mbaroj në vitin 2019, për seksionin nga Belakovci deri në Kriva Pallankë pritet këtë vit të lidhet kontratë me kryerësin e punëve ndërtimore dhe të filloj ndërtimi menjëherë. Ai theksoi se së bashku me homologun e tij bullgar Ivajllo Moskovski janë dakorduar që të dy vendet të paraqesin projekte me rëndësi rajonale që bashkërisht të mbledhin mjetet e nevojshme.
“Projekti parashikon ndërtimin e hekurudhës me gjatësi prej 23,4 kilometra. Është parashikuar që në hekurudhë të ndërtohet një stacion, 23 tunele nga të cilët një tunel që gjysma gjendet në territorin e Republikës së Maqedonisë, gjysma në territorin e Bullgarisë. Sipas vlerësimeve tona ndërtimi duhet të filloj në vitin 2021 dhe të përfundoj në vitin 2025. Duke u bazuar në atë se bëhet fjalë për hekurudhën më komplekse presim që vlera e investimit të arrij deri 350 milion euro.
Ministria e transportit dhe lidhjeve tashmë ka siguruar 60 milionë euro mjete të pakthyeshme nga Bashkimi Europian përmes programit operativ 2017-2029. Mjetet e mbetura do ti sigurojmë me kohë përmes institucioneve financuese ndërkombëtare”, tha Goran Sugareski, Ministër I transportit dhe lidhjeve.
