Aktuale
QKUK planifikon ligjërisht mbindërtim në Klinikën Interne, ku po kërkojnë plan statike

Objektit të Klinikës Interne në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK) do t’i bëhet statika për të konstatuar se a ekziston mundësia që mbi këtë objekt të ndërtohet edhe një kat.
Kat ky në të cilën po mendohet të vendoset Klinika e Hematologjisë.
Për të bërë statikën për këtë objekt QKUK ka hapur tender për të bërë shqyrtimin e konstruksionit i cili verifikon se a ekziston aftësia mbajtëse e konstruksionit ndërtimor.
Tenderi për shqyrtimin e statikës po bëhet shkak i mungesës së projektit-fazës së statikës për këtë objekt.
Për të bërë shqyrtimin e aftësisë mbajtëse të konstruksionit mbajtës ekzistues të objektit të Klinikës Interne, QKUK ka parashikuar t’i jap 8 mijë euro.
Drejtori i Prokurimit në QKUK, Gazmend Rushiti ka treguar për Ndërtimi.info se mbi Klinikën Interne është paraparë që të vendoset Klinika e Hematologjisë. Por që për këtë njëherit duhet të vërtetohet se sa është i qëndrueshëm objekti për të bërë mbindërtim aty.
“Ne po duam të qesim edhe një kat mbi klinikë edhe tash e qesim një tender dhe tani vijnë e bëjnë statiken se a bënë të ndërtohet, dhe jo veç me ndërtu ne. Por së pari duhet ta vërtetojmë se a e bënë edhe një kat e tani me ia nis me ndërtu. Aty po duam ta vendosim hematologjinë. Çdo herë kur kemi pas, qoftë me vendos ndonjë pajisje, panel në kulm duhet me verifiku statikën se nuk guxojmë ndryshe se mundet me ndodh diçka. Qysh do që të jetë procedurat e ndërtimit e kërkojnë këtë. Pra, duhet me vërtetu statikën, nuk ka ndonjë rrezikshmëri aty, klinika është perfekt. Por pa e pas atë nuk bënë, se nëse ndodh diçka, thuhet që nuk e kemi pas statikën”, tha ai për Ndërtimi.info
Sipas njoftimit të kontratës operatorët ekonomik duhet të përmbushë kërkesat e specifikuara në nenin 65 të Ligjit të Prokurimit Publik.
