Featured
Historia e veçantë e ndërtesave “Agimi”
Blloku i pallateve “Agimi” i është nënshtruar së fundmi rehabilitimit të fasadave nga bashkia e Tiranës.
Pas më shumë se një dekade, fasadat e pallateve të vjetra kanë filluar që të lyhen sërish, duke u kthyer në një atraksion të vërtetë për turistët.
Krahas lyerjes dhe riparimeve të fasadës, janë realizuar edhe vepra të mirëfillta arti që i bëjnë mjaft tërheqës për syrin e publikut.
Por cila është historia e pallateve të famshme Agimi në kryeqytet?
Duke shfrytëzuar terrenin e lirë, sapo përfundoi objekti i pallatit të Shallvareve, në vitet 1953- 55 u punua për ndërtimin e atyre “Agimi”, paralel në krahun tjetër përgjatë Lanës, që ishin si një vazhdimësi e pallateve të Shallvareve, pasi edhe për to u aplikua e njëjta strukturë arkitektonike. Janë vite ku rritet në mënyrë progresive e të shpejtë numri i popullsisë së Tiranës dhe pikërisht në atë periudhë kërkesa për ndërtimin e pallateve, shtimin i apartamenteve, ishte imediate.
Me pamje krejtësisht veriore, ai bllok ndërtimesh ishte pranë Bllokut të udhëheqjes, ndërsa u ndërtuan nga ish-të dënuarit. Morën emrin “Agimi” si simbolin që përfaqëson kjo fjalë.
-
Infrastrukturë3 days ago
KAWA Group, zyrtarisht do të operoj edhe në kryeqytetin britanik
-
Aktuale1 day ago
KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rrugë e re në Prishtinë, nga “1 Tetori” tek “Isa Kastrati”, vlera afro një gjysmë milioni euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor
-
Infrastrukturë2 days ago
Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit
-
Aktuale3 days ago
Ish-drejtori i Njësisë së Auditimit në Ministrinë e Infrastrukturës akuzohet se bëri raport në favor të “Sallahu” SH.P.K
-
Infrastrukturë2 days ago
BE miraton një kredi prej 325 milionë eurosh për rinovimin e linjës hekurudhore në Shqipëri
-
Infrastrukturë3 days ago
Naftëtarët kosovarë thonë se janë drejt falimentimit, kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë për çmimet