Aktuale
Ura 38 kilometra, projekti më i ri në Lagos të Nigerisë

Kohët e fundit, Nigeria po investon shumë para në fushën e infrastrukturës, kjo është edhe një prej arsyeve se përse ajo po ndërton gjithnjë e më shumë projekte të reja. Një prej më të fundit është edhe ai i një ure prej 38 kilometrash në qytetin e madh Lagos të Nigerisë.
Ky projekt 2.7 miliardë dollarësh do të ndërtohet në të gjithë lagunën e Lagosit dhe do të lidhë ishullin Lagos dhe pjesën tjetër të qytetit. Duke qenë se Lagos është një prej qyteteve më të mëdha të këtij shteti, ndërtimi i kësaj ure do të jetë një lehtësi e madhe për të gjithë qytetin, sidomos edhe për transportimin e pjesës më të madhe të makinave në anën tjetër të qytetit.
Për ndërtimin e saj është thënë se do prishen shumë banesa të ndërtuara në atë zonë, pjesa më e madhe e të cilave thuhet të jenë të paligjshme, si edhe pjesa më e madhe e ndërtesave në Nigeri. Numri i ndërtesave që pritet të prishen shkon nga 800 deri në 3,000 ndërtesa.
Ashtu edhe si shumë projekte të tjera në infrastrukturën nigeriane, Ura e Katërt Kontinentale, ashtu edhe sic quhet ky projekt, është diskutuar që në vitin 2003, dhe vetëm në vitin 2008 ky projekt e kaloi fazën e miratimit.
Ky projekt është pjesë e një masterplani më ambicioz. Ura me dy nivele mund të lidhet edhe me një unazë të madhe, duke përshkruar kështu të gjithë bregun e lagunës së Lagosit, duke shërbyer për të gjithë projektin.
Lidhur me konceptimin e saj, kompania NLÉ që ka fituar ndërtimin e këitij projekti, u shpreh se kjo urë me dy nivele do të lehtësojë shumë trafikun jo vetëm të automjeteve por edhe të këmbësorëve.
Nëse ky projekt do të realizohet me sukses, kjo urë do të jetë edhe më e gjata jo vetëm në Nigeri, por në të gjithë Afrikën.
