Connect with us

Trashëgimia

Piramidat antike në Sudan, nga gurët dhe tullat e baltës

Published

on

Ndonëse piramidat janë sinonim për Egjiptin, qytetërime të shumta antike kanë ngritur struktura të ngjashme arkitektonike, në shenjë respektimi të të vdekurve.

Afër qytetit Gematona në Sudan, që i takonte Mbretërisë Kushi, ndodhen gjurmët e 16 piramidave, nën të cilat janë të vendosura varreza, transmeton Koha.net.

Ndryshe nga Egjipti, ku këto objekte arkitektonike ishin ndërtuar vetëm si vendvarrime për faraonë dhe pjesëtarë shtresash elite, këtu në këto vendvarrime janë varrosur edhe anëtarë të respektuar më pak të shoqërisë.

Konstruksione të tilla janë ngritur nga viti 800 para erës sonë deri në vitin 400, përkatësisht kur u shemb mbretëria.

Gjashtë piramida janë ndërtuar nga guri, ndërsa dhjetë nga tullat prej balte.

Në këtë lokalitet është gjetur tryeza me portretin e gdhendur të klerikut që i ofron temjan Ozirisit, Zotit të nëntokës. Tryeza me siguri ishte bërë për të dhuruar sakrifica të tij.

Ndonëse pjesëtarët e qytetërimit Kush adhuronin perënditë me origjinë egjiptiane, kulturat sudaneze kishin identitetin e tyre, karakteristikat e të cilit dallonin nga ato egjiptiane, transmeton Koha.net.

Këto piramida i zbuluan arkeologët britanikë në shtator të vitit 2015. Ata këtë lokalitet e hulumtojnë tash 20 vjet..

Në qytetin Meroe në bregun lindor të Nilit ndodhen rreth 250 këso piramidash, nga të cilat më të vjetrat kanë rreth 4.600 vjet.

Ato më 1888 i dëmtoi hulumtuesi Giuseppe Fellini, në kërkim të thesareve të fshehta.

Kjo zonë aktualisht është e përfshirë nga lufta, prandaj nuk u rekomandohet turistëve.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending