Aktuale
Rehabilitohen fasadat e ndërtesave të vjetra në kryeqytet
Pallatet “Agimi” në kryeqytetin e Shqipërisë janë dëshmitare të gjithë periudhës së ndryshimeve që ka pësuar Tirana ndër vite.
Së fundmi, ky bllok pallatesh i është nënshtruar rehabilitimit të fasadave nga ana e Bashkisë së Tiranës.
Pas më shumë se një dekade, fasadat e pallateve të vjetra kanë filluar që të lyhen sërish, duke u kthyer në një atraksion të vërtetë për turistët.
Por përveç lyerjes dhe riparimeve të fasadës, janë realizuar edhe vepra të mirëfillta arti që i bëjnë mjaft tërheqës për syrin e publikut.
Cila është historia e pallateve të famshme Agimi në kryeqytet? Duke shfrytëzuar terrenin e lirë, sapo përfundoi objekti i pallatit të Shallvareve, në vitet 1953- 55 u punua për ndërtimin e atyre “Agimi”, paralel në krahun tjetër përgjatë Lanës, që ishin si një vazhdimësi e pallateve të Shallvareve, pasi edhe për to u aplikua e njëjta strukturë arkitektonike.
Janë vite ku rritet në mënyrë progresive e të shpejtë numri i popullsisë së Tiranës dhe pikërisht në atë periudhë kërkesa për ndërtimin e pallateve, shtimin i apartamenteve, ishte imediate.
Me pamje krejtësisht veriore, ai bllok ndërtimesh ishte pranë Bllokut të udhëheqjes, ndërsa u ndërtuan nga ish-të dënuarit. Morën emrin “Agimi” si simbolin që përfaqëson kjo fjalë.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale1 day ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale