Aktuale
Sylejmani: Gjatë ndërtimit të objekteve në Kosovë, hekuri po përdoret vend e pa vend
Përdorimi i hekurit në ndërtimin e objekteve të ndryshme po vendoset vend e pa vend. Krejt kjo po vie si shkak i mungesës të ndarjeve të projektantëve, inxhinierëve e arkitektëve.
Profesori i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Hamdi Sylejmani në një intervistë për Ndërtimi.info ka thënë se në Kosovë gjithkush po punon, mjafton vetëm të sjellë një diplomë qoftë edhe të dikujt tjetër.
Sylejmani është shprehur se është diçka e pamundur se sa hekur vihet në themelet e objekteve edhe aty ku nuk duhet.
“Vetëm sa ka shkuar hekur shumë në themele është diçka e pamundur. Unë e kisha punu statikën pa pare me më dhanë sa mundem me kursye paret e kursimit të hekurit në themel. Vendosin hekurin ku nuk duhet. Ke pa që edhe lartë është rrjeta e njëjtë edhe poshtë rrjeta e njëjtë e themelit. Ne në trupin tonë nuk kemi eshtrat e njëjtë”, tregon Sylejmani.
Madje nuk po ka njerëz as të kualifikuar në lidhur me çështjen e projektimit, çdo kush po mundet të projektoj.
“Ka shumë. Meqë nuk ka kurrfarë ndarje, kush mundet kush nuk mundet këtu gjithkush po punon, Mjafton me pru diplomën ose me marr diplomën e dikujt Edhe në emrin e tij me kry. Kryesisht dikur njerëzit që kanë qenë vetëm bashkëpunëtor që nuk kanë punuar veç në projektim po që e kanë kryer vetëm anën fizike, ata tash janë projektantë. Po e marr këtë shembull përshkak neglizhencës së investitorëve duke kërkuar projektantë që punojnë më lirë. Ata vetëm japin shënimet hyrëse çka i ka punuar arkitekti. Ne nuk kemi arsimin e tillë që arkitekti me qenë inxhinier. Me qenë sikurse ne që shohim në objektet e vjetër arkitektët, tjetër është dashtë të jetë ai që e njeh statikën e njeh objektin, e njeh frymëmarrjen e asaj që po donë me kriju. E këtu është ai problemi që ne s’po duam të dimë”, tha profesori Sylejmani.
-
Infrastrukturë2 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë2 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale2 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë2 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë2 days ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh