Connect with us

Aktuale

Kinemaja shndërrohet në kazino

Published

on

Historia e kinemasë në Shqipëri nuk është një histori e mirëfilltë e artit, e teknikës dhe e industrisë kinematografike. Në vendin tonë me kinema për vite me radhë nënkuptohej një sallë me një ekran të madh, ku projektoheshin filmat.

Por sot në shekullin 21 edhe këto salla që dikur ekzistonin në çdo qytet, sot kanë ngel thjesht një adresë.

Fiks fare bëri një vëzhgim në disa prej qyteteve të Shqipërisë, për të parë situatën aktuale dhe se sa funksionale janë ato sot.

Kinemaja dimërore Lushnje u nxor në ankand nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit në Tetor të vitit 1993. Godinën e saj e bleu një ish punonjës z. Ferit Tabaku, i cili më pas bleu edhe truallin mbi të cilën ishte ndërtuar kjo godinë.

Pranë emisionit Fiks Fare u ankua zoti Sefedin Shefa, i cili pretendon se është pronar i ligjshëm i truallit dhe sipas tij praktika e tij është falsifikuar që në momentin qe ju mohua e drejta e parablerjes së godinës së kinemasë . Sipas tij ai ka që në vitin 1993 që sorollatet gjyqeve dhe prokurorisë, por nuk ka marrë asnjëherë atë që i takon me të drejtë, pronën e tij.

Në vitin 1996 Sefedin Shefa i drejtohet Gjykatës së Lushnjes për të shfuqizuar kontratën e shitblerjes së kësaj kinemaje mes Agjencisë së Privatizimit dhe z. Tabaku. Kjo gjykatë ë shfuqizoi këtë kontratë dhe vendimi mori formë të prerë. Ky vendim nuk u ekzekutua asnjëherë.

Në vitin 2005 Shefa u gjet para faktit se kjo ndërtesë dhe trualli i saj ishin regjistruar në hipotekë në favor të zotit Tabaku. Po e njëjta gjykatë, urdhëronte hipotekën të njihte pronar zotin Tabaku jo vetëm të godinës, por tashmë edhe të truallit.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit, prokuroria e Lushnjes, konstatoi dy herë që aktet e shitblerjes dhe të privatizimit janë falsifikuar. Ketë e ka pohuar vetë kreu i Agjencisë Kombëtare të Privatizimit që asokohe ka qenë z. Fazlli Turku. Ai pohon se kontrata është falsifikuar dhe që janë falsifikuar edhe sipërfaqa e truallit nga 344 metra katror në 668 metra katror. Pohim të cili e kabërë para organit të akuzës.

Në vitin 2009, ndërkohë që mbi këtë truall ishte dhënë një leje ndërtimi për një pallat 12 katësh, Ministria e Ekonomisë e nxjerr në ankand Kinemanë Dimërore Lushnjë në gazetën Tirana Observer. Sefedin Shefa në atë kohë kujton që u përplas dyerve të Ministrisë së Ekonomisë, ku i thanë të bënte gati dosjen për ta blerë, por ata u shprehën të habitur kur u vunë në dijeni që aty ish shitur jo vetëm godina por edhe trualli.

Që nga ajo kohë e deri më sot Sefedin Shefa, përplaset dyerve të gjykatës pasi sipas tij, prokuroria e ka faktuar falsifikimin, por nuk dënohet njeri pasi vepra është parashkruar. Sipas prokurorisë dokumenti i falsifikuar është përdorur për herë të fundit në 1993, ndërsa sipas Shefes ai është përdorur në vitin 2009 ku është marrë edhe leje për ndërtimin e një pallati 12 katësh nga Ferit Tabaku.

Aktualisht kjo çështje është në Gjykatën e Lartë dhe ka më shumë se 1 vit që nuk po gjen zgjidhje. Sefedin Shefa tregon për Fiks Fare që nuk i intereson se kush dënohet, por kërkon që prona të shkojë tek i zoti. Ai shton se atje ku dikur ishte kinemaja është ndërtuar një pallat, ku në katet e para të së cilit aktualisht është një kazino.

Burreli, Lezha, Berati dhe Këlcyra pas viteve ’90 pa kinema

Në qytetin e Burrelit momentalisht nuk ka një kinema. Ajo ka ekzistuar deri në mars 1997 dhe ishte funksionale. Pas marsit të1997, asnjë kryetar bashkie nuk ka bërë të mundur ngritjen dhe funksionimin e një kinemaje në qytet, pasi nuk ka pasur mjete financiare të mjaftueshme. Bashkia ka në plan të sajin një projekt, për t’ua dërguar donatorëve të huaj për të vënë në punë sërish kinemanë në qytetin e Burrelit.

Të njëjtin fat ka edhe qyteti i Lezhës. Kinema nuk ka për arsye financiare, sistemi, privatizimi apo çështje prone, sipas punonjësit të bashkisë. Ka pas përpjekje për të improvizuar një kinema në pallatin e kulturës, godinë e rikonstruktuar, momentalisht qendër multifunksionale, si projekt i bashkisë me partneritet privat. Gjithçka është në nivelin e bisedimeve, pasi nuk ka një dakortësi konkrete.

Në qytetin e Beratit kinemaja ka qenë funksionale deri në vitin 1994. Nga ky vit deri në 2014 ka qenë në gjendje jo funksionale deri sa është privatizuar. Sot në qytetin e Beratit mungon kinemaja. Kjo kinema me kapacitet mbi 700 shikues, ka qenë një nga qendrat më atraktive në qytetin e Beratit . i kontaktuar nga gazetarët e Fiksit drejtori i kulturës, rinisë dhe sportit, në Bashkinë Berat, z. Renuar Mimani shpreh se tendenca e disa prej qyteteve të tjera në Shqipëri, ku operon tregu privat për kinematë, ka bërë që të ketë përpjekje të tilla edhe në Berat. “Në 2015 prej një muajsh pati një projekt të bashkisë sëbashku me privatin, ku projektuan për një muaj filma, por që nuk pati sukses dhe vazhdimësi për shkak të pjesëmarrjes së ulët” tha ai . Z. Mimani gjithashtu u shpreh se në planet e bashkisë është rikthimi i një qendre multifunksionale, ku pjesë e saj do jetë dhe kinemaja.

Në qytetin e Këlcyrës kinemaja ka qenë funksionale më 200 shikues deri në vitin 1991, dhe më pas godina është privatizuar. Në qytetin e vogël të Këlcyrës në korrik të këtij viti ka nisur rindërtimi dhe konstruksioni i shtëpisë së kulturës .Pikërisht në këtë godinë multifunksionale për qytetin është menduar edhe hapja e një kinemaje sipas Riza Allamanit ,nën kryetar i Bashkisë Këlcyrë. Realizimi i këtij projekti është bërë nga bashkia në bashkëpunim me Cezvin, që do të jetë në funksion edhe të 2 shkollave në Këlcyrë ku mund të realizojnë aktivitet e tyre dhe jo vetëm. Për 27 vjet është humbur aktiviteti i kinemasë në qytetin e Këlcyrës. Salla e kinemasë është pothuajse gati, por kërkohen mjete të tjera financiare për pajisjet që të bëjnë të mundur projektimin e filmave.

Përmetit, qyteti i trëndafilave dhe i sazeve është i vetmi që e ka në funksion kinemanë

Në vitin 1987 u pezullua kinemaja për të rinisur në 1991 . Kinooperatori Ramazan Islami, punonjës që nga 1968 por edhe sot e kësaj ditë, flet për zbehjen e interesit ndaj kinemasë. Në vitin 1997 salla dhe ekrani u dogjën, duke mbetur vetëm pajisjet. Më pas rikonstruksioni i ambienteve të brendshme e bëri përsëri funksionale kinemanë, por publiku e kishte humbur interesin sipas tij. Kjo kinema u pajisë me një aparaturë të domosdoshme nga Sheraton, por vlefta e saj ishte e madhe dhe bashkia nuk e përballonte dot. Ministrja Kumbaro mori përsipër të zgjidhte ngërçin e krijuar në mënyrë që Përmetit mos t’i mungonte kinemaja. Bashkia Përmet ka bërë një marrëveshje me “Millenium” për të marrë një pajisje të domosdoshme për kinemanë dhe mundësinë për shlyerjen e saj me këste. Ajo pranon mungesën e promocionit në qytet për filmat që shfaqen, pasi frekuentimi i kinemasë nga qytetarët është i pakët. Infrastruktura e kinemasë është një prioritet për bashkinë për të kërkuar projekte dhe fonde që do të mundësonin ndryshimin e situatës.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending