Ndërtim
Anulohet ndërtimi i hidrocentraleve në Osum, hiqen lejen mjedisore
Ministria e Mjedisit e Shqipërisë shpalli të pavlefshme lejet mjedisore të dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit. Përmes një vendimi të firmosur këtë të enjte agjencia kombëtare e mjedisit konstaton se leja është e pavleshme për shkak se i ka tejkaluar afati.
Vendimi vjen pas denoncimeve publike në Top Channel të një skandali, ku përmes falsifikimit të dokumentave dhe procedurave të jashtëligjshme u planifikua ndërtimi i dy hidrocentraleve mbi kanione, të cilët sipas ekspertëve do të shkatërronin përfundimisht një nga bukuritë më të mëdha natyrore të vendit.
Por anullimi i lejes mjedisore ende nuk e largon përfundimisht kërcënimin e kanioneve nga ndërtimi i hidrocentraleve, për sa kohë nuk anulohet kontrata koncesionare për këtë projekt.
Ministri i Energjetikës Damian Gjinkuri deklaroi se nëse ministria e Mjedisit do të shpallte të pavlefshme lejen mjedisore atëherë ai do të anulonte kontratën koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentraleve. Ministria e mjedisit e shpalli lejen të pavlefshme dhe tani topi i mbetet Damian Gjinkurit për të firmosur anulimin e koncesionit.
Koncesioni për ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi Osum u dha në vitin 2013 nga ish qeveria e partisë demokratike. Pas rrotacionit politik të 2013-ës qeveria e re e pezulloi koncesionin duke u zotuar se do ta anulonte atë përfundimisht. Por ndryshe nga premtimet publike projekti për ndërtimin e hidrocentraleve u riaktivizua në heshtje dhe larg syve të publikut.
Në vitin 2016 ministria e energjisë miratoi një koncesion të ri për ndërtimin e dy HEC-eve me shoqërinë HP Bigas Veleshnje dhe më pas qeveria dha dhe lejet e ndërtimit duke i hapur rrugë ndërtimit. Projekti u mbajt në heshtje deri në momentin që skandali u bë publik nga Top Channel duke e detyruar qeverinë të tërhiqet dhe të pranojë se koncesioni është i paligjshëm.
-
Infrastrukturë13 hours ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Auto8 hours ago
Kërkesa për vetura elektrike kineze po rritet
-
Aktuale9 hours ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë13 hours ago
Trena elektrikë në Kosovë dhe Shqipëri? Vendet e Ballkanit tentojnë të modernizojnë linjat hekurudhore
-
Infrastrukturë10 hours ago
Të huajt blenë 26% të pasurive të paluajtshme në Shqipëri – Bie numri i pronave të pashitura. Shumica prej tyre të blera me kredi
-
Infrastrukturë14 hours ago
Në myk e kushte jo të favorshme mësojnë nxënësit e Shkollës Dardania në Prishtinë
-
Infrastrukturë8 hours ago
Preferohen pronat në periferi të qyteteve
-
Infrastrukturë12 hours ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)