Aktuale
Kryetarët e komunave përgjegjës për 139 shtëpi për të kthyerit
Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit bashkë me zyrtarë të UNHCR-së, të mërkurën, ka mbajtur në Pejë një tryezë me disa kryetarë dhe përfaqësues të 12 komunave të Rrafshit të Dukagjinit, në të cilat me një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës do të ndërtohen 139 shtëpi për familjet që kanë shprehur dëshirë të kthehen.
Milazim Gashi, zv.ministër i Komuniteteve dhe Kthimit, ka informuar të pranishmit se me këtë program është planifikuar ndërtimi e 400 shtëpive në të gjitha komunat e Kosovës, për personat e zhvendosur, shkruan sot Koha Ditore.
“Në Pejë do të ndërtohen 30 shtëpi, në Prizren 20 shtëpi, në Gjakovë 20, Dragash 5, Suharekë, Deçan e Istog nga 13 shtëpi, në Malishevë, Junik dhe Rahovec nga 5 shtëpi, Mamushë 3 dhe Klinë 7 shtëpi. Ndërkohë do të shikojmë mundësinë që në Dukagjin me e rrit numrin e shtëpive në 200”, ka thënë Gashi
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë2 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners zbuloi planet kullën zyre prej 140,000 metra katrorë në Nju Jork
-
Infrastrukturë2 days ago
Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi
-
Infrastrukturë2 days ago
Kur është hipokrizi simbolizmi arkitektonik?
-
Infrastrukturë2 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?
-
Infrastrukturë2 days ago
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova