Featured
Linja hekurudhore që përshkon Ferizajn do të jetë e tipit të mbyllur
Nis punën grupi i përbashkët i ekspertëve të Infrakos dhe Komunës së Ferizajt për modernizmin dhe rritjen e sigurisë në hekurudhën e Ferizajt.
Në këtë takim, përveç ekspertëve të “Infrakos”-it, përfaqësuesve të Këshillit konsultativ profesional të fushës së urbanizmit të themeluar nga Komuna e Ferizajt, drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit si dhe drejtorit të Drejtorisë së Infrastrukturës, morën pjesë edhe Kryeshefi i “Infrakos”-it, Agron Thaçi si dhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, transmeton InfoKomuna.
Në këtë takim nga ana e “Infrakos”-it është prezantuar Raporti mbi kryqëzimet në nivel/vendkalimet në linjën e hekurudhës që përshkon Ferizajn si dhe ndërhyrjet e nevojshme me qëllim shtimin e sigurisë, modernizimin e rrjetit hekurudhor, sinjalistikën e elemente të tjera që do të realizohen në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme linjën hekurudhore që përshkon Ferizajn, investim ky nga BERZH-i dhe “Infrakos”.
Nga prezantimi i raportit përkatës u tha se hekurudha, gjegjësisht linja hekurudhore që përshkon Ferizajn do të jetë e tipit të mbyllur, përjashtimisht vendkalimet që do të përcaktohen bashkërisht me Komunën e Ferizajt, ndërkaq Komunës së Ferizajt nuk do t’i paraqitet asnjë pengesë për realizimin e planeve/projekteve të saj infrastrukturore që prekin në pronën e hekurudhës, me konsultim profesional të projekteve që do të realizohen në këtë zonë.
Gjithashtu, me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë, për evitimin e aksidenteve me fatalitet përgjatë vijës hekurudhore që kalon përmes Ferizajt u tha se do të organizohen fushata informuese që sadopak të ndikohet në evitimin e fataliteteve që mund të shkaktohen nga treni.
Ndërhyrjet që do të realizohen përgjatë linjës hekurudhore do të bëhen pa ndërprerjen e linjës, pra nën operimin e trenit për udhëtarë dhe për mallra.
Ditëve në vijim, ekipet përkatëse do të harmonizojnë qëndrimet për investimet në linjën hekurudhore që kalon përmes Ferizajt.
-
Infrastrukturë2 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë2 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë2 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë2 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale2 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë2 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë2 days ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh