Aktuale
Nënshkruhet granti për rregullimin më të madh të hekurudhës që nga paslufta, ja cila linj perfiton

Është nënshkruar marrëveshja më e madhe që nga paslufta për rehabilitimin e hekurudhave në Kosovë. Nga projekti që kap vlerën prej 195.5 milionë euro do të përfitoj linja hekurudhore, Hani Elezit deri në Fushë Kosovë, Fushë Kosovë- Mitrovicë si dhe Mitrovicë deri në kufi me Serbinë, raporton Ndërtimi.info
Kjo marrëveshje është nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Përfaqësuesit e institucioneve u shprehen të gëzuar me nënshkrimin e kësaj marrëveshje meqë për këtë projekt u diskutua tash e katër vite.
Ministri i Financave Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Kosova ka arritur të ndërtoj mbi 150 kilometra autostradë, ku ka theksuar se hekurudha që lidh dy drejtimet në BE financohet nga BERZH dhe Banka investive evropiane.
Në anën tjetër ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha është shprehur se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një gëzim meqë për këtë është diskutuar tash e 4 vite.
Madje ajo tha se kjo marrëveshje është një hap afër evropianizimit dhe dhuratë për Kosovën.
“Jam e gëzuar se ato qe kemi diskutuar para 4 vjetësh po behet realitet. Nënshkrimi i sotëm është një hap afër evropianizimit dhe dhuratë për 10 vjetorin”, tha Hoxha.
Kurse, drejtori Gjeneral i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim Christian Danielsson, është shprehur se kontrata e sotme është pjesë e agjendës më të gjerë dhe për qytetarët e Kosovës
“Kontrata e sotme është pjesë e agjendës më të gjerë dhe për qytetaret e Kosovës. Kjo do mundësojë lidhje dhe mundësi më të mira. Është një ndere për mua”, tha ai.
Drejtoresha Menaxhuese për Evropën Qendrore dhe Juglindore e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim znj. Charlotte Ruhe, tha se kënaqësi të arrij këtë marrëveshje që është investimi i parë në kuadër të agjendës së Berlinit.
“Është kënaqësi për mua si përfaqësuese e BERZH-it dhe ky është investimi ynë i parë në kuadër të agjendës së Berlinit”, është shprehur ajo, raporton Ndërtimi.info
