Connect with us

Aktuale

Kosova gjatë këtij viti do të bëhet me Ligj për Pagat

Published

on

Shteti i Kosovës gjatë këtij viti pritet të bëhet me ligjin për Pagat, ndërsa sipas zyrtarëve të Qeverisë ky ligj pritet ta stabilizojë sistemin e pagave për shërbyesit civil.

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, e ka konfirmuar për Telegrafi.com, se Ligji për paga është në procedurë dhe pritet që të miratohet gjatë këtij viti.

“Është në procedurë dhe është duke u punuar në të. Shpresojmë që gjatë të këtij viti të përfundojë dhe të aprovohet. Sivjet duhet të miratohet ky Ligj që të stabilizohet sistemi i pagave që mos të kemi probleme me sistemin e pagave”, tha Gashi.

Sipas tij, me këtë Ligji sektori publik pritet të ketë një sistem të pagave, e jo të ketë dallime për pozitat e njëjta.

“Sektori publik pritet të gradohet me nivelet e njëjta dhe të ketë një sistem të pagave, i cili do të jetë si në shtetet e tjera, e jo të ketë diferenca prej një sektori në sektor, prej ndërmarrjes në ndërmarrje dhe prej pozitës në pozitë. Ka diferenca të papranueshme dhe për këtë arsye pritet të bëhet unik dhe të gjithë ata persona që kanë përgjegjësi dhe detyra të njëjta, siç janë fillimet e pozitës së punës dhe pastaj me performancën mund të kenë diferenca apo bonuse”, tha zëvendësministri Gashi.

Sipas tij, Ligji për Pagat mund të sjell një kosto buxhetore, mirëpo mos ndarja e barabartë e të ardhurave për punën që bëhet është një shkelje e të drejtave të njeriut.

“Mund të ketë rritje buxhetore, mirëpo kjo rritje, në qoftë se ka rritje, kjo e arsyeton vetën për arsye se e bënë ndarjen e barabartë, sepse mos ndarja e barabartë e të ardhurave për punën që bëhet është një shkelje e të drejtave të njeriut. Për këtë arsye nuk është me rëndësi kostoja, por ka rëndësi të funksionoj sistemi dhe të bëhet i barabartë për të gjithë për punën që e kryejnë”, pohoi Gashi.

Qeveria e Kosovës edhe në ‘Kornizë Afatmesme e Shpenzimeve 2018-2020’ e ka paraparë këtë ligj.

Në Kornizën afatmesme të shpenzimeve shkruan se Qeveria është e përkushtuar të përcjellë një politikë të matur të punësimit dhe pagave, politikë kjo të cilën synon ta rregullojë përmes vendosjes së një kornize ligjore, siç është Ligji për Paga, duke kufizuar punësimin në atë shkallë që është e nevojshme për ofrimin e të mirave dhe shërbimeve publike.

Aty shkruan po ashtu se Qeveria ka prezantuar edhe një mekanizëm të bazuar në rregulla ku specifikohet se rritja e faturës së pagave të sektorit publik lidhet me rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto nominal që ka për qëllim ndërlidhjen më të mirë të rritjes së pagave të sektorit publik me produktivitetin.

“Rregulli për pagat në sektorin publik, i aprovuar në fillim të vitit 2016 nga Kuvendi përmes ndryshimit të Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe menaxhim të kujdesshëm të punësimit në sektorin publik janë masa që pritet të kontribuojnë në reduktimin e shpenzimeve rrjedhëse dhe suksesin e konsolidimit fiskal”, shkruan në kornizën për shpenzimet afatmesme.

Profesori i ekonomisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa, në një intervistë për Telegrafi ka thënë se Ligji për Paga është i rëndësishëm për faktin se do t’i harmonizojë pagat.

“Ekziston në laramani për punën e njëjtë ka paga të ndryshme, duhet të studiohen ato, të bëhet përshkrimi i punëve, kualifikimi dhe të bëhet harmonizimi i pagave në mënyrë që mos të merren lloj-lloj vendime për pagat”, ka thënë Mustafa.

Sipas të dhënave për nivelin e pagave, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në fund të vitit 2016, paga bruto në sektorin privat ishte 371 euro, ndërsa në atë publik ky nivel i pagës është 525 euro.

Diferenca e pagës mesatare në sektorin privat dhe në atë publik ishte e vogël deri në vitin 2013. Pagat në sektorin publik u rritën në 2014 dhe 2015.

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending